Nga Qamil Gjyrezi
Mrëmë po ndiqja një emision “kritik” ne TV, per zhvillimet në PD, të cilat kanë sjellë një pshtjellim të madh tek opinion publik i djathtë dhe vecanërisht tek njerëzit e zakonshëm në Shkodër dhe Shqipëri.
Baza e PD-së janë shumë të ndjeshëm me zhvillimet politike në Shqipëri, nga qeveria shumë e keqe e Edi Ramës.
Ata janë të manipuluar thellë nga denigrimi që i ka bërë P.D.-së, për qëllime personale Sali Berisha me shpifjet tipike post-moderne të cilat i ka pas përdorë vetëm ish-sigurimi i shtetit.
Në këtë kontekst gazetari mreme bëri një analizë të kësaj gjendje të rëndë në PD, dhe njëkohësisht përmendi një “politikan shkodranë” që ishte demek shumë i zhgënjyer me Foltoren, pavarësisht se ishte ndër të parët që e kishte mbështetë Rithemelimin.
Mbas vitit 2013 ky poltikan ka mbeshtete demek Bashen deri ne 2021, por kishte ndryshuar mendim dhe u bashkua me Foltoren, qe tashme e zhgenjeu?!
Kjo eshte nje hipokrizi e paster politike, tipike e marifetxhive shkodrane qe kane luajtur dhe lozin me parti ne kurriz te Shkodres ne 30 vite.
Ngaqë gazetari nuk përmendi emra edhe unë nuk do të shkruaj me emra, thjeshtë për të mos i dhënë rëndësi këtyre “politikanëve pelivanë” por do të merrem me “fenomenin”.
Sali Berisha është tallur me Shkodrën në këta 30 vite dhe shkdranet kete situate e identifikojnë me PD-në dhe harrojnë mbështetësit e tijë të cilët kanë ndikuar shumë negativisht tek zhvillimet politike dhe ekonomike në Shkodër.
Në përgjithësi Berisha ka promovuar në Shkodër individë me personalitet të cënueshëm dhe i ka përdorë për qëllimet e tija dhe ata kanë përfituar shumë nga ai, duke e gënjyer në të gjitha planet materiale, morale dhe intelektuale.
Shumë prej tyre kanë krijuar një imazh shume të keq në opinion vendas dhe të huaj në kurriz të qytetit te Shkodres.
Rithemeluesi i zhgënjyer nga Berisha përfaqëson nivelin më të ulët në planin intelektual dhe shqërorë.
Ky model politikani, perfaqeson një person te pa mësuar me nivel shumë të ulët në shkollën e mesme nuk kishte sesi ta përfaqësonte Shkodrën më mire. Ky model ka perdorur vetem kurthe duke mbështetur modelet lokale që i shkonin për shtat dhe realizonte qëlimet e tija të mbrapashta në 30 vite.
Do ti shkruaj publiksht gazetarit, se a e ka pyetur këtë “model politikani” të zhgënjyer rithemelues, a e ka kaluar deklarimin e pasurisë tek formulari i kandidimit për deputet në vitin 2021 në PD?!
Në vitin 2021 PD dhe Z. Basha përpiluan një material, ku do të deklaroheshin një seri të dhënash personale të pasurisë dhë së kaluarës ish-komuniste.
Disa rithemelues nga Shkodra, nuk donin të deklaronin pasurinë dhe të kalurën e tyre para viteve 90-të, prandaj bërtisnin në TV dhe flisnin duke shpifur për Z. Basha?!
Ishin mësuar me Berishën, që i interesonin keta personazhe politikë me këtë nivel mendorë dhe personal, për të realizuar qëllimet e tija të mbrapashta.
Prandaj nuk Berisha nuk “e rrunë” aspak me ta. Ai vazhdon të tallet edhe në vitin 2022 dhe nuk guxojnë të shkruajnë publikisht dy reshta qoftë edhe një status në FB, për situatën tek Rithemelimi i dështuar por flasin me ze te ulet.
Kjo levizje personale i ka bërë shumë dëm demokracisë dhe opozitës në Shqipëri.
E shkruaj publikisht, që këta personazhe nuk janë aspak të zhgënjyer, se lozin teatër me ndjenjat dhe emocionet e demokratëve të vërtetë shkdoranë dhe shqiptarë që po kalojnë vështirësi të mëdha nga një qeveri e keqe e Ramës dhe nga politika personale e Sali Berishës me aventurat e tija politike.
“Marifetxhitë rithemelues” nga Shkodra dhe Shqipëria, nuk duhet të kenë më vend në politikën kombëtare dhe lokale.
Elektorati i vërtetë demokrat dhe gri, të zhgënjyerit duhet të votojnë ata individë që punojnë për qytetin, të ardhmen dhe të rinjtë e Shkodrës!











