InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nafta 248 lekë/litri, Jorida Tabaku akuza Qeverisë: Ka futur oligarkët në Bord dhe bën veshin e shurdhër! Në bursë ka rënë çmimi

3 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Afera e inceneratorëve/ Tabaku nxjerr videon me fakte dhe i bën thirrje sërish SPAK: Duhet të veprojë për të kthyer sundimin e ligjit

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, reagon për vendimin e Bordit të Karburanteve, i cili dy ditë më parë vendosi çmimet e reja duke bërë që nafta të shitet në një rekord prej 248 lekësh/litri.

“Rritja e çmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë rajonin dhe në çdo bursë është ulur është kriminale dhe me pasoja për ekonominë! Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve”, shkruan Tabaku.

Sipas deputetes, “Qeveria futi në bord oligopolet, monopolet dhe i dha atyre dorën e lirë të rishikonin çmimet përmes një bordi alla komunist.” Jorida Tabaku tregon disa politika që mund t’i bënte ndryshe qeveria për të zbutur rritjen e çmimeve.

Reagimi i plotë i deputetes demokrate:

Nafta që paguani sot është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë

Rritja e cmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë rajonin dhe në cdo bursë është ulur është kriminale dhe me pasoja për ekonominë!

Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve.

Shteti, mund dhe duhet të ndërhynte në forma subvencionesh apo reduktimin e taksave për të ulur çmimin e naftës. Qeveria mund të ndërhynte dhe kishte gjithë të drejtën për të goditur monopolet edhe oligopolet, mund të kontrollonte dhe mbikëqyrte tregun dhe marrëveshjet e fshehta, por, në fakt ajo zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe në disfavor të xhepave të shqiptarëve.

Qeveria futi në një bord oligopolet, monopolet dhe i dha atyre dorën e lirë të rishikonin çmimet përmes një bordi alla komunist.

Edhe kur ne folëm kundër logjikës së bordeve por edhe rishikimit të politikave sidomos duke parë ngjarjet në Ukrainë dhe sanksionet por edhe goditjet që po pëson tregu i naftës sërishmi qeveria nuk reagoi.

Edhe kur çmimet po rriten me katër fish sërishmi qeveria nuk reagon por bën veshin e shurdhër dhe shkon më tej të rrisë taksat.

Sot jemi në kushtet kur çmimi i naftës po kap majat, u bënë muaj që çmimi nuk ka zbritur poshtë 200 lekë/litër.

Çfarë mund të bënte ndryshe qeveria? qeveria mund të subvenciononte çmimet e disa produkteve, mund të mbështeste shtresat më të prekura nga rritja e cmimit, përmes politikave subvencionuese.

Qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë.

Por jo, nuk mendoi kurrë t’i shërbente qytetarëve ndaj sot kemi karburantin më të shtrenjtë në rajon.

Rritja e çmimeve ka shënuar rënien e të ardhurave, përkeqësimin e ekonomisë për qytetarët që po varfërohen më shumë ndërsa bordet e çmimeve mendojnë si të ruajnë oligopolet dhe jo qytetarët dhe konsumatorët.

Një qeveri e qytetarëve dhe që mendon për qytetarët mund të qeveriste ndryshe por kjo nuk është qeveria e shqiptarëve. Kjo është qeveria e oligarkisë dhe oligopoleve që shqiptarët i përdor për t’u vendosur taksa.

Të Lidhura

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026
OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com