Nga Nebil Çika
Dy poezi, njëra e Visar Zhitit, tjetra e Ismail Kadaresë .
Të dy shkruajnë për qenin.
I pari për qenin e të burgosurve i dyti për qenin e Sigurimit të Shtetit .
Në burgun e Spaçit ishin dy qen, Tarti ishte i të burgosurve politike dhe tjetri, pa emër, ishte i rojeve të burgut, i Sigurimit dhe partisë .
I pari mbronte të burgosurit “armiqtë” e partisë dhe u var për këtë, i dyti kafshonte e shqyente “armiqtë” e parisë dhe u dekorua për këtë .
Edhe poetet ishin dy, njeri në burg si armik partisë dhe i Enver Hoxhës, tjetrin si shërbëtor i tij ,në majë të nomeklaturës së diktaturës komuniste .
Poezitë falsin vetë, kanë brenda jo vetëm historitë e qenve por edhe historitë e autorëve .
Ndarja e shqiptarëve, ca me “qenin e burgut” e ca me “qenin e kufirit “, ende vazhdon .











