Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 12:00 një mbledhje të grupit parlamentar, ku do të diskutohet për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin”, thuhet ne mesazhin qe Alibeaj i ka dërguar deputeteve demokratë.
Takimi i të enjtes vjen një ditë pas dakordësisë së arritur mes PS dhe asaj pjese të PD-së që përfaqësohet nga Alibeaj, që opozita të ketë të drejtën e propozimit të kandidatëve për President në tre raundet e para.











