InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Blinken në Gjermani dhe Francë, ndërsa Finlanda kërkon anëtarësimin në NATO

14 Maj, 2022
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Blinken në Gjermani dhe Francë, ndërsa Finlanda kërkon anëtarësimin në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Gjermaninë dhe Francën për të zhvilluar takime në NATO dhe për çështjet e tregtisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Finlanda ka deklaruar ndërkohë se dëshiron të anëtarësohet në NATO për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Rusia ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet kësaj lëvizjeje që e quan armiqësore.

Ndërsa forcat ruse vazhdojnë të vrasin civilët në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet të dielën me aleatët e NATO-s në Berlin, përpara se të vizitojë Parisin ditën e hënë.

Takimi i NATO-s në Berlin ka gjasa të fokusohet të konfirmimi i udhëheqësve të Finlandës se dëshirojnë t’i bashkohen NATO-s pa vonesë, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Suedia gjithashtu po shqyrton marrjen e një vendimi të ngjashëm. Mendoj se nuk ka ndonjë pikëpyetje, siç e keni parë nga deklaratat e ndryshme të udhëheqësve të NATO-s, se do të ketë mbështetje të gjerë nga vendet anëtare të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të premten se kundërshton anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO, duke i akuzuar ato se strehojnë militantët kurdë. Ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se shpreson të ketë mundësinë që ta diskutojë këtë çështje të dielën në Berlin me homologun turk.

Ministria e jashtme ruse paralajmëroi se anëtarësimin e Finlandës apo Suedisë në NATO do ta shikonte si një kërcënim ndaj sigurisë së saj dhe se do të kundërpërgjigjej. Ekspertët i thonë Zërit të Amerikës se një anëtarësim i Finlandës në NATO do të ndryshojë rendin e sigurisë në Evropë, si për NATO-n ashtu edhe për Rusinë.

“Është një vijë e gjatë kufitare dhe do ta afrojë NATO-n shumë pranë Shën Petërburgut. Njëkohësisht do t’i japë NATO-s më shumë territor që duhet ta mbrojë pranë kufirit rus. Këto janë hapa dhe ndryshime të mëdha”, thotë Michael Kimmage, nga Fondi Gjerman Marshall.

Sekretari Blinken gëzon popullaritet në Gjermani dhe pritet ta inkurajojë Berlinin që të shkëputet nga energjia ruse dhe që t’i ofrojë më shumë armatime të rënda Ukrainës. Pala amerikane mund të ushtrojë ndikim që Gjermania të shkëputet nga gazi dhe nafta ruse. Nuk do të ndodhë menjëherë, por gradualisht”, thotë zoti Kimmage. Vizita e Sekretarit Blinken në Paris të hënën do të jetë e para që nga rizgjedhja e Presidentit francez Emmanuel Macron, një zhvillim që perceptohet si jetik për unitetin transatlantik në mbështetje të Ukrainës./VOA

Të Lidhura

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026
“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026
Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues
Bota

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

27 Janar, 2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

24 Janar, 2026
Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të
Bota

Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të

16 Janar, 2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin
Bota

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin

14 Janar, 2026

TË FUNDIT

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Aktualitet

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

4 Shkurt, 2026

“Ty të ka dënuar Zoti, njeri i dhunshëm”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos
Show Biz

“Ty të ka dënuar Zoti, njeri i dhunshëm”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos

4 Shkurt, 2026

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Show Biz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

3 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com