Gjatë fjalës së saj në lidhje me raportin që Banka e Shqipërisë po bën në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, anëtarja e Komisionit të Ekonomisë u shpreh me shqetësim në lidhje me presionet inflacioniste në vendin tonë.
“Inflacioni dhe goditja e tij u bënë më të forta me nisjen e luftës në Ukrainë dhe kjo shoqëruar me defektet në zinxhirin e furnizimit ka prodhaur një inflacioni që llogaritet në 6.3% për Prillin 2022 (nga viti në vit). Megjithëse kemi presione të tilla inflacioniste Banka e Shqipërisë është treguar korrekte në masat e marra ndonëse këto presione duke pasur parasysh rrogat e ulëta dhe varfërinë e lartë do të krijojnë presione edhe më të mëdha për qytetarët” u shpreh ajo
Inflacioni dhe goditja e tij u bënë më të forta me nisjen e luftës në Ukrainë dhe kjo shoqëruar me defektet në zinxhirin e furnizimit ka prodhuar një inflacioni që llogaritet në 6.3% për Prillin 2022 (nga viti në vit). Megjithëse kemi presione të tilla inflacioniste Banka e Shqipërisë është treguar korrekte në masat e marra ndonëse këto presione duke pasur parasysh rrogat e ulëta dhe varfërinë e lartë do të krijojnë presione edhe më të mëdha për qytetarët.
Sipas përllogaritjeve rezulton se normë e inflacionit vetëm tek familjet e varfra është e rritur me 1% në mënyrë të drejtë për drejtë duke ndikuar në zvogëlimin e atyre pak të ardhurave në xhepat e familjeve shqiptare që jetojnë poshtë minimumit jetik prej 5 USD/ditë. Tanimë atyre do t’u duhen më shumë se sa 5 USD/ditë për të mbijetuar.











