Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush. Ose më saktë, më kanë shkarkuar disa herë. Unë jam kryetari i grupit parlamentar dhe nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt. I njoh mirë procedurat, unë kam bërë tani që të gjithë deputetëve t’u jap komoditet për të dhënë një vendim. Kjo është detyra e kryetarit të grupit. Kryesia e grupit u mblodh me kërkesë të deputetëve, u mblodhëm të shtunën. E patë që për një arsye dhe një tjetër nuk erdhën. Sot bëmë kërkesë tjetër, nuk do lodhemi duke bërë këtë gjë. Durim se do arrijmë qetësinë dhe objektivitetin në këtë proces.











