InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i DASH, Alibeaj: E cilëson qeverinë Rama të korruptuar, PD krah SHBA-së

13 Prill, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Prishja e banesave tek “5 maji” në Tiranë, reagon Alibeaj: Komisioni të monitorojë sjelljen e shtetit.

– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas raportit të DASH, ku thuhet se Shqipëria vuan problemet me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë. Sipas Alibeajt raporti i DASH konfirmon atë që PD ka deklaruar më parë për blerjen dhe manipulimin e votës. Më tej, në reagimin e tij në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se raporti i DASH është skaneri i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA.

REAGIMI I ALIBEAJT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet raportit të DASH e cilësojnë qeverinë shqiptare të korruptuar.”Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti duke konfirmuar atë që ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, kemi thënë e faktuar prej vitesh. Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA.Të dashur qytetarë, demokracia më e madhe në botë nuk e pranon kurrsesi qeverisjen e korruptuar dhe të lidhur me krimin, pasi siç thotë raporti “Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”,DASH konfirmon faktin e ngritur me zë të lartë nga PD, blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës. “Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, fakt ky i bërtitur nga PD para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.SHBA ngrenë shqetësim edhe për drejtësinë që sipas raportit, “megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”. Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë. Ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit.Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pakorruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve. PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE.

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com