Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të marte, ku u ekzekutua pranë banesës, 55 vjeçari Nazmi Bandula.
Viktima Bandula ndodhej në një lokal afër banesës në momentin e ngjarjes.
Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.

Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










