Ndërkohë që sot në selinë e PD-së është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar, ish-kryedemokrati Basha ka shkuar në Rrogozhinë.
Ai ka zhvilluar atje në takim me mbështetësit e tij, ashtu sikurse ka bërë në disa qytete të vendit pas dorëheqjes si kreu i PD-së.
Ndërkohë, sot në PD pati debate të shumë mes deputetëve të grupit të rithemelimit dhe atyre që më parë ishin mbështetës të Bashës.
Diskutimet e sotme në PD nuk arritën asgjëkund në atë që e quajnë si rruga e bashkimit të partisë pas përçarjes në dy kampe.









