InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

61 vjetori i ndarjes nga jeta të Mbretit Zog, Axhami: Burrë shteti shumë dimensional!

9 Prill, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Axhami: Ndaloni shpifjet ndaj Mbretit Zog, largimi i tij i detyruar!

Shpetim Axhami, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Ahmet Zogu 14-vjet kryetar shteti.

Sot, 61-vjet pa Mbretin ZOG I.

Nga ministër, kryeministër, president dhe Mbret.

Burre shteti shumë dimensional, atdhetar e patriot që e udhëhoqi jetën e Tij me moton “ATDHEU MBI TË GJITHA”

Shqiptarët kudo ku janë sot, duhet ta kujtojmë e të përulemi me nder para kujtimit të Mbretit tonë Zog I.

Ne duhet të jemi krenar për atë që Ai bëri për vendin tonë duke hedhur themelet e shtetit të parë modern shqiptar e duke bërë të mundur që fiset të bëhen shtet e shteti të bëhet komb.

Mbreti Zog I – bëri më shumë se çdo kryetarë shteti , per kombin tonë.

Në “Urdhrin e Flamurit Kombetar “ akorduar nga kryetari i shtetit me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë kombëtare thuhet:

“Figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian.
Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

Shkurt veprimtaria që e lartësin figurën e Tij.
Në vitin 1912, Zogu udhëhoqi lëvizjen kryengritëse të krahinës së Matit ndaj xhonturqve dhe ndaj malazëve në zonën e Kakarriqit, duke fituar reputacion si lider ushtarak.
Në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, Zogu mori pjesë si përfaqësues i krahinës së Matit.

Në fillim të viteve 1913, Zogu ndali me armë një inkursion serb në krahinën e Dibrës dhe të Matit.

Në vitin vitin 1916 iu dha grada e Kolonelit në Kalorësinë Austriake.

Në shkurt-mars 1916, Zogu u përpoq të organizojë Kongresin Kombëtar të Elbasanit.

Kur Kajzeri Franc Jozefi I i Austrisë vdiq në 21 nëntor 1916, Zogu mori pjesë në kurorëzimin e Perandorit të ri të Austrisë dhe Mbretit të Hungarisë, Karli I.

Në vitin 1920, Zogu organizoi dhe mbrojti Kongresin e Lushnjës, prej ku u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme.
Në 11 shkurt 1920, si Ministër i Brendshëm, Zogu shpalli Tiranën kryeqytet të përkohshëm të Shqipërisë në emrin e qeverisë.

Ai mbështeti “Kryengritjen e Vlorës”, më 4 qeshor 1920, duke dëbuar forcat italiane nga qyteti i Vlorës dhe duke i detyruar ato të tërhiqen në ishullin e Sazanit.

Nga 26 korriku deri më 21 gusht 1920, Zogu udhëhoqi forcat shqiptare në luftën e Koplikut.

Zogu ishte përfaqësuesi i vetëm që u zgjodh në dy krahina, duke përfaqësuar Kavajën dhe Durresin e duke mbajtur njëkohësisht dy të drejta vote në një mandat legjislativ.

Nga 2 dhjetori 1922 deri në 25 shkurt 1924, Zogu kishte njëkohësisht postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Pas Grushtit shtetit Qershor 1924, pasi mori mbështetjen e Britanisë së Madhe, Italisë, dhe Austrisë, Zogu u rikthye në Shqipëri.
Data 24 dhjetor vazhdon ende të nderohet nga zogistët si dita e “Triumfit të Legalitetit”.

Më 31 janar 1925 u zgjodh President i Republikës së parë shqiptare.

Më vonë, më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri të Trashëgueshme Kushtetuese Demokratike me NMT Zogu I- Mbret të Shqiptarëve.

Më 1939 fillimi i LDB e detyroj, si të gjithë mbretërit e tjerë, të largohej nga Shqipëria por jo nga të qenurit aktiv me të gjitha format e mënyrat në funksion të interesit kombëtar shqiptar.
Gjithmonë ngriti shqetësimin tek kancelarit ndërkomtare për fatet e Shqipërisë nën diktaturën komuniste dhe fatin e Kosovës pa harruar asnjëherë Çamërinë.
U investua për rrëzimin e regjimit komuniste vendosur pas 1944 në Shqipëri.
Historia sot po flet se kush ishte vërtetë Ahmet Zogu dhe çfarë Ai bëri për kombin e vet.

Mbreti Zog ndërroi jetë në spitalin “Foch” në Syren, Paris, më 9 prill 1961, në moshën 65-vjeçare. Ai u përcoll në varrezat “Thiais” në Paris.
Më 15 nëntor 2012, në praninë e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, eshtrat e Mbretit Zog u morën nga Franca për t’u riatdhesuar në Shqipëri.
Në këtë ceremoni solemne, Presidenti i Francës, François Hollande, vuri në dispozicion rojën e nderit, legjionarët francezë në nderim të Mbretit të Shqiptarëve.

Më 17 nëntor 2012, shteti shqiptar zhvilloi një ceremoni zyrtare për rivarrimin e eshtrave të NMT Zog I Mbret i Shqiptarëve, në mauzoleun e sapondërtuar të Familjes Mbretërore në Tiranë.
Kjo u bë në kuadër të përkujtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, së bashku me ministrat e qeverisë si edhe personalitete të huaja dhe liderë nga të gjitha trevat shqiptare.
Pas 73 vitesh, Mbretit Zog iu përmbush amaneti për t’u rikthyer në atdhe.

I paharruar kujtimi i NMT Zog I Mbret i Shqiptarëve??

Të Lidhura

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026
Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026
Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026
Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com