InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kanë përjashtuar nga votimi anëtarët që mbështetën Kuvendin e 18 Dhjetorit”, Dega 2 e PD-së në Tiranë akuzon Komisionin e Rithemelimit: Po bëjnë zgjedhje farsë!

7 Prill, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Kanë përjashtuar nga votimi anëtarët që mbështetën Kuvendin e 18 Dhjetorit”, Dega 2 e PD-së në Tiranë akuzon Komisionin e Rithemelimit: Po bëjnë zgjedhje farsë!

Dega 2 e Partisë Demokratike në Tiranë ka akuzuar Komisionin e Rithemelimit se po bën zgjedhje farsë dhe të njëanshme, duke përjashtuar anëtarë që janë kontributorë të vjetër të PD, por kanë mbështetur Kuvendin e 18 Dhjetorit dhe Lulzim Bashën.

Në reagimin në rrjetet sociale, kjo degë shprehet se në shumicën e zonave zgjedhore në njësinë 2, pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet jo më shumë se 30% dhe duke lënë jashtë këtij procesi anëtarë, drejtues seksionesh e grupseksionesh, te cilët kanë mbajtur peshën kryesore dhe kanë dhe meritat e padiskutueshme për rritjen e votave te PD në njësinë 2 me afro 60% ne zgjedhjet e fundit.

Dega 2 e PD i bën thirrje anëtarëve që janë të angazhuar me Komisionin e Rithemelimit se deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës për vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, të ndërpritet procesi zgjedhor, pasi kjo që po ndodh sjell vetëm përçarje në PD.

Reagimi i plotë:

QENDRIM I KRYESISE SE DEGES 2 PD, TIRANË

Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega 2 Tiranë, kundërshton me forcë procesin dhe farsen e zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohet në njësinë 2, nga disa anëtarë të Pd të cilët janë vetëquajtur si Komisioni i Rithemelimit i Degës 2.

Në të gjitha Grupseksionet ku kanë tentuar të zhvillojnë procese zgjedhore dhe në rastet kur ka patur pjesëmarrje ato procese kanë qënë përjashtuese duke lënë jashtë dhe përjashtuar anëtarë të cilët  janë kontributorë të vjetër të PD.

Në shumicën e zonave të tjera zgjedhore në njësinë 2 , pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet jo më shumë se 30% dhe duke lënë jashtë këtij procesi anëtarë, drejtues seksionesh e grupseksionesh, te cilët kanë mbajtur peshën kryesore dhe kanë dhe meritat e padiskutueshme për rritjen e votave te PD ne njlrsinë 2 me afro 60% ne zgjedhjet e fundit.

Mëkati i vetëm i këtyre qindra demokratëve, është se kanë mbështetur PD dhe Kuvendin Kombetar të saj ne dt 18 dhjetor!

Ndryshe nga sa propagandohet në media nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje dhe jo bashkim.

Kryesia e degës 2 PD Tiranë, sot në mbledhjen e radhës ra dakort  se do të vazhdojmë të gjithë bashkë të qëndrojmë të palëkundur për bashkim, bashkim i cili duhet të mbështetet  në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe ku të garantohej vota e lirë!

I bëjmë thirrje asaj pjese të PD e cila sot është e angazhuar me Komisionin e Rithemelimit, se deri sa te kemi vendim te formes se prere per regjistrimin e Vendimit te Statutit te propozuar ne dt 11 dhjetor nga Komisioni i Rithemelimit, procesi zgjedhor duhet te nderpritet si jo ligjor dhe aq me pak legjitim.

Në momentin kur gjykatat të jenë shprehur përfundimisht, të gjithë bashkë jemi të angazhuar për të nisur një proces zgjedhor sipas normave te statutit dhe i cili do garnatojë një PD bashkë dhe fituese!

Çdo tentativë për të ecur në një proces të njëanshëm e përjashtues nuk ka qëllim bashkimin e PD, por dëmtimin e saj të pashmangshëm!

Ne do të vazhdojmë betejën tonë për një PD fituese, të bashkuar dhe rreth vlerave demokratike dhe euroatlantike!

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com