InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Komisioni i Rithemelimit i Berishës sulm ambasadores së SHBA, Kim

6 Prill, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Zëri i Amerikës: Komisioni i Rithemelimit i Berishës sulm ambasadores së SHBA, Kim

Në Shqipëri, një takim i ambasadores amerikane Yuri Kim, me zotin Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, siç ajo e konsideroi atë në postimin në Twitter në përfundim të takimit, provokoi një reagim të ashpër të përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit, organi që sipas tyre drejton Partinë Demokratike, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Tiranës, e cila njohu aktet e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe përkrahësit e tij.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së, dhe kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për një gamë të gjerë çështjesh”, – shkruajti zonja Kim, duke kujtuar se “Shtetet e Bashkuara kanë patur një marrëdhënie të fortë e të veçantë me PD-në që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë”. Më tej, ndërsa vë në dukje bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë drejtime, ambasadorja Kim thekson: “Le të ecim së bashku përpara, jo pas”. Një frazë, e cila tingëllon si një referencë e qartë ndaj zotit Berisha, nëse marrim parasysh se dhe më parë ajo ka përdorur të njëjtat terma, duke e njehsuar me të shkuarën, ish kryeministrin, e shpallur “non grata” nga SHBA-të.

“Yuri Kim hyri sot në Kuvendin e Shqipërisë për një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, por kur doli, me anë të një deklarate e shpalli atë në mënyrë qesharake dhe absurde si kryetar të Partisë Demokratike”, – shkruhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit. Deklarata vijon më tej duke theksuar se “Yuri Kim sot, sikurse dhe herë të tjera, nuk bëri asgjë më pak përveçse shkeli në mënyrë të përsëritur Konventën e Vienës si diplomate, duke shkelmuar mbi vendimin e gjykatës, që konfirmoi verdiktin e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, që i riktheu selinë, logon dhe vulën Komisionit të Rithemelimit – organit kolegjial të vetëm udhëheqës aktual të Partisë Demokratike”. Sipas deklaratës, ambasadorja amerikane “është në shërbim të lojërave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët”.

Vendimi i Gjykatës për njohjen e akteve të Kuvendit të 11 dhjetorit, ka hapur një debat dhe në radhët e demokratëve. Pala tjetër, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës nuk është i formës së prerë dhe pak ditë më parë me kërkesë të zotit Alibeaj u bë ankim në Gjykatën e Apelit. Sipas tyre, deri sa të ketë një vendim të formës së prerë institucionet legjitime janë ato që kanë ekzistuar deri më tani. Por ankimimi, sipas Komisionit të Rithemelimit, është “akti Basha – Alibeaj një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD”.

Në fakt, Komisioni i Rithemelimit ka marrë tanimë kontrollin e selisë së Partisë Demokratike. Një arsye tjetër mesa duket, që ambasadorja Kim zgjodhi të takohet me zotin Alibeaj në mjediset e parlamentit. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të kenë marrëdhënie me Partinë Demokratike, nëse ajo do të drejtohet nga zoti Berisha, i cili e ka bërë të qartë se synon jo vetëm kreun e kësaj force politike, por dhe rikthimin si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Zoti Berisha mori pjesë javën e kaluar dhe në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ndonëse zoti Alibeaj e kundërshtoi praninë e tij, duke kujtuar se ka një vendim që e ka përjashtuar atë nga grupi dhe nga partia dhe se ai nuk rezulton të jetë pjesë e grupit as sipas regjistrimit të deputetëve në parlamentin e vendit.

Të Lidhura

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com