Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka vjuar me “Foltoren” e radhës dhe këtë të dielë është ndalur në Tepelenë.
Gjatë fjalës së tij Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të luftojnë kundër “regjimit më të rrezikshëm”.
“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lerë mënjanë çdo zemër thyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme, betejë me regjimin më të rrezikshëm, me regjimin që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Regjimin të cilin kriza po e nxjerr përditë para shqiptarëve që çfarë fatkeqësia eshte për ta. Ndërkohë që nafta ne Ukrainë është 1 euro më e lire se sa në Shqipëri mijra metra nga lufta. Prania sot këtu e demokratëve të cilët kanë patur qëndrime të ndryshme nga njeri – tjetri është nje mesash i shkëlqyer. 8 vite në opozitë, 8 vitë trysni, diskriminim, pushime nga puna, kjo është një lumë sakrficash që i bashkon demokratët”, tha Berisha.











