Nga Indrit Vokshi
Shih sa interesante:
Kërkojnë largimin Lulzim Bashës ata të cilët dje i kërkonin “mos lësho pe”.
Nuk është Luli gogoli i këtij vendi, madje as gogoli i opozitës. Ketë e dinë mirë edhe ata vetë, pavarësisht se Saliu ka pompen me helm dhe sapo nuk je me të, nis u spërkat njerëzve mendjet me helmin e tij. Të paraqet sikur je gjeneral nazist i Aushvicit.
E dinë ata se pse opozitës i ka ardhur shkopi kokës. Sepse e dinë si kanë vepruar dhe ska lidhje me Lulin kjo punë. Luli ka postin, ka përfituar në biznes, normalisht do mbante edhe koston.
Lulin e morën për fytyrë të re sepse tarafeve lokale këtu u duhej fytyra e Lulit ose ndonjë Luli tjetër për legjitimitet ndërkombëtar. Gjoja ka ardhur elita e re, po i përshtatemi doktrinës dhe modelit që Europa kërkon. Për tiu thënë disa të huajve, ja po qeverisim me njerëzit tuaj, keni edhe ju përfaqësuesit tek ne. Ia sollën Saliut në oborr dhe Saliu e mbajti si shenjë marrëveshjeje siç mbaheshin në Mesjetë.
Ajo çka u jepte siguri me Lulin ishte se ky Luli nuk i kishte rrënjët thellë në tokën ballkanike dhe nuk ndiheshin të cënuar prej tij. Ishte Luli i kulturuar pa instikt killeri politik dhe pasiv në shumë drejtime ai që u jepte siguri. Tip Ramizi. Kur ua morën amerikanët dhe ua përdorën kundër, plasi keq.
Do ketë qenë ndonjë marrëveshje mes opozitës, Luli kryeministër si fytyra e modeli që duhet publikisht, ndërsa privatisht e realisht, pushtetin klanet kombëtare e rajonale.
Nuk mundën Saliu dhe Meta tua hedhin amerikanëve duke e marrë ata pushtetin me Lul Bashën si lojtar. Basha rezistoi, tha më takon partia edhe pa ju. U hodh helmi, helmim i opinionit, helmim i arsyetimeve, mllefi, xhindët, na u aktivizuan strukturat e hershme të fjetura.
Basha ka inkompetencë dhe ska rrënjë në realitet. Nuk ka ndarë pushtet, nuk ka bërë njerëz të pasur, ska milici private. Kaq është mëkati. Për të tjerat, gënjejnë e mashtrojnë këta të tjerët më shumë sesa ai. Basha po, nuk është empatik prandaj edhe njerëzve nuk u ngjit. Këta gënjejnë në mënyrë shumë më empatike. Kaq është dallimi, mos mendoni se ka dallime të tjera.
Prandaj kur dalin e na çudisin disa duke kërkuar largimin e tij dhe duke na lënë të kuptojmë se ky na paska qenë qysh më parë përgjegjësi por gjithsesi ata kanë ndejtur me të, thjesht them sa keq nuk u krijua elitë politike. Sa njerëz kështu, si tua vësh emrin! Sa pa marifet. Marifet dmth të kesh anë misterioze. Këta skanë misterioze, ndaj janë kot.
Vetë jam distancuar sepse mendoj se duhet me shpejtësi ristartim i çdo gjëje. Është alarm nëse del PD e treta.
Për të tjerat spo na mashtron askush duke e përqëndruar gjithçka tek Luli. A thua se po iku Luli, fitojnë Saliu e Meta. E kanë mbyllur kapitullin më herët kjo dyshe. Ta shihnit mbrëmë nuk ishte i gëzuar Sali Berisha sepse 15.000 vota më shumë se Basha marrë. Plus ka LSI-në brenda.










