Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka përshëndetur vendimin e deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, për t’u dorëhequr nga posti i nënkryetares. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se e ftonte të bashkohej, po ashtu shtoi se në zgjedhjet e 6 marsit, ka pasur probleme, por të gjitha denoncimet ishin bërë në instancat përkatëse. Më pas, Berisha ka folur si mjek duke gjetur dhe diagnozën se përse kryedemokrati Lulzim Basha nuk dorëhiqej nga posti i tij.
“Dorëheqja e Dumës? Mirëpres bashkimin e tyre me deputetët e Rithemelimit, ky bashkim ka në bazë vlerësimin e kontributeve. Jemi komision i përkohshëm, çdo njeri do të garojë. Basha që nuk dorëhiqet nuk ka lidhje me sëmundje zemre, as me proces psiqik, ka lidhje me qenien peng. Nuk e kontrollon dot veten,”-tha Berisha.
Protesta të tjera për të marrë selinë e PD? Më 22 mars do ketë Kuvend të PD, ku do të zgjidhen organet e reja drejtuese, do të garoni për kreun e PD?
Berisha: Së pari, nuk gjen deklarata që Sali Berisha nuk u ka qëndruar. Sali Berisha ishte deputet i thjeshtë, pa funksion publik, me humbjen e partisë së tij, aksionet ranë në shifra të mjera.











