Presidenti amerikan Joe Biden mbajti mbrëmjen e së martës fjalimin e tij përpara kombit amerikan. Është hera e parë që nga viti 2002 që fjalimi i një presidenti amerikan nis me politikën e jashtme. Në 2002, dy dekada më parë, do të ishte George Ë. Bushi që do të fliste pas pushtimit amerikan të Afganistanit ku përcaktoi edhe të ashtuquajturin “Boshti i së keqes” ku përfshihej Irani, Iraku dhe Korea e veriut.
Bideni u ndal në fjalimin e tij te pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ndërsa tha se nuk do të ketë ushtarë amerikanë në terren, siguroi unitet të të gjithë anëtarëve të NATO-s dha aleatëve amerikanë se asnjë centimetër katror i vendeve të NATO-s nuk do të cënohet, por Putini s’i ka bërë mirë llogaritë me veprimin që ka ndërmarrë.
Presidenti e nisi fjalimin e tij duke i dhënë kumt më të madh doktrinës së tij për mbrojtjen e demokracisë përball autokracive. “Me një vendosmëri të palëkundur liria gjithmonë do të triumfojë mbi tiraninë” – tha Bideni.
Më pas u ndal në atë që e cilësoi sfidën më të madhe të shekullit të XXI, ekspansioni kinez. Konkurenca me Kinën, sipas Bidenit, do të jetë më frytdhënëse nëse Amerika ndërton sa më mirë së brendshmi begati për popullin e saj.











