Nga Qamil Gjyrezi
Sali Berisha dhe Arben Imami të vendosur kundër dhe pro njëri tjetrit në 30 vite mbajnë përgjegësi për rebelimin e vitit 1997!
Reformat për dekomuniztizimin e Shqipërisë ishin shumë të vështira, mbasi Shqipëria ka kaluar dikaturën komuniste më të egër në botë.
Reformat ekonomike, politike dhe të ligjit ishin shumë të vështira në fillimet e demokracisë në vitin 1991. Reformat ekonomike, privatizimet, letrat me vlerë, shkatërrimi i ndërmarrjeve në Shqipëri krijuan një ekonomi anarkike që u dominua nga ish-komunistët dhe të fortët në 30 vite.
Të gjithë të huajt, kryesisht amerikanët e kanë këshilluar Sali Berishën për reformat ë vërteta dhe të kujdeshme në Shqipëri. Ceshtja e Kosovës dhe luftërat në Ballkanin perëndimorë kërkonin një politikë që do të sillte stabilitet ekonomik dhe politik në Shqipëri.
Sali Berisha u zgjodh president në një situatë politike shumë të rënduar, duke mos dëgjuar Sh.B.A.-të që kanë bërë shumë për Shqipërinë, Kosovën dhe demokracinë në vend.
Më 3 mars Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Saranda gjithashtu bie në duart e rebelëve, ku njerëz të armatosur të ardhur nga Vlora me anije, djegin çdo institucion duke përfshirë edhe librarinë e qytetit.
Gjithashtu shpërthejnë godinën e paraburgimit dhe marrin mbi 400 armë. Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë.
Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale, Anarkia në Shqipëri, Lufta Civile ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit.
Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve. Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha.
Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.
Sot Sali Berisha mbas shpalljes si person non-grata është bashkuar me mikun e tij ish- gjeneralin e rebelimit komunist Arben Imami.
Shkodranët i kanë provuar këta politikanë të dështuar në 30 vite me mikun e tyre Edi Rama, të cilët i bashkon e shkuara dhe intersat personale dhe familjare.
Shkodranët do të votojnë kundër kandidaturës së dyshes Berisha- Imami, Bardh spahia dhe rilindases Majlinda Angoni. Shkodranët do të mbështesin Z. Xhemal Bushati që premton një Shkodër ndryshe për të gjithë pa dallime polititike.