Partia Lëvizja e Legalitetit.
PLL dënon ashpër sulmin e Rusisë mbi territorin e Ukrainës, ky është një agresion ushtarak që prek integritetin e një shteti të pavarur, duke shkelur ligjin ndërkombëtar, duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm e duke prishur paqen në rajon e më gjërë, aq e domosdoshme kjo për këdo.
Të gjithë ne, sot, duhet të lutemi, e të i mbështesim popullin e Ukrainës dhe komunitetin shqiptarë, rreth 5.000-10.000, të vendosur në territorin e Ukrainës nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit i shekullit XIX, ku edhe sot ata ndodhet.
Gjuha, traditat, kostumet, doket, zakonet madje edhe festat ruhen ende sot me shumë fanatizëm nga ky komunitet, duke mos e shkëputur shpirtin e tyre nga Atdheu Mëmë.
Qeveria Shqiptare, Shqipëria antare e NATO-s, duhet ta ngejë zërin aty ku duhet në interes të këtij komuniteti shqiptarësh, duke kërkuar edhe evakuimin e tyre në rast nevoje.











