InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

✅Basha: Është mahnitese të jem në qytetin e madh të Shkodrës. Atmosfera është e gjithmonë kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje për ndryshim në qytet. Dy dashni kane shkodranet: Partinë Demokratike e Vllazninë

19 Shkurt, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
✅Basha: Është mahnitese të jem në qytetin e madh të Shkodrës. Atmosfera është e gjithmonë kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje për ndryshim në qytet. Dy dashni kane shkodranet: Partinë Demokratike e Vllazninë

✅Basha: Është mahnitese të jem në qytetin e madh të Shkodrës. Atmosfera është e gjithmonë kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje për ndryshim në qytet. Dy dashni kane shkodranet: Partinë Demokratike e Vllazninë

– Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Ai është pjesë e Shkodrës. Jam krenar që është kandidat Partisë Demokratike. Ai kujdeset për Shkodrën me zemer dhe me shpirt: Ai don ta bëjë Shkodrën një vend më të mirë për të gjithe shkodranet pavarësisht se është i djathtë apo i majtë, për ti shërbyer njerëzve dhe familjeve

– Basha: Megjithëse Partia Demokratike nuk ia ka shlyer akoma borxhin Shkodrës për sa i ka dhënë ajo, SHKODRA DO VOTOJË PARTINË DEMOKRATIKE. Sepse shkodranët që as Enver Hoxha nuk i gënjeu dot, nuk i rren dot askush me sajesa dhe marifete të reja. Dhe që nga un i pari do punojmë fort që tja kthejme këtë besim të madh , këtë borxh, me nje politike me fytyre njerezore, te paster!

– Xhemal Bushati ka qenë përherë këtu, në mesin tuaj, si për familjen e vet, për çdo shkodrane dhe për çdo shkodran. Ai është pjesë e Shkodrës, ndaj e them me zemrën plotë e duke iu parë në sy, jam krenar që është kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën

– Basha: Ka vetëm një rrugë për shkodranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorevë, modelin e korrupsionit. Ka vetëm një mënyrë: Vota per Xhemal Bushatin. Shkodrës i duhet një kryebashkiak me dashni e dhembshuri dhe forcë e dresjtësi për shkodranët. Shkodrës i duhet një kryebashkiak jo në dashni jme veten e vet, por në dashni me shkodranët e për Shkodrën

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME QYTETARËT E SHKODRËS, NË HAPJEN E FUSHATËS SË KANDIDATIT TË PD PËR BASHKINË, XHEMAL BUSHATI

Po e nis me një selfi se kam iluzionin që selfi, fotografia, do ta kujtoj e do ta ruaj, do ta përjetësoj këtë moment mahnitës, këtë moment të mrekullueshëm këtu në këtë kryeqendër që gjithkush, çdo shqiptar, çdokush që flet shqip, i thotë kryeqendra e veriut. Por në fakt është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, sa i takon vlerave, sa i takon spirancës së kombit, udhëtimit tonë qindravjeçar dhe shekullorë drejt destinit tonë perëndimor.
Ndaj dua t’iu falënderoj për këtë atmosferë të mrekullueshme që dinë ta falin vetëm shkodranët. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, dy dashni kanë shkodranët: Partinë Demokratike dhe Vllazninë. Them që nuk iu njoh pak, duke iu njohur mirë, duke parë si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh që kur kam qenë fëmijë, si keni zgjedhur në kohë të vështira, mund ta them me gojën plotë para jush, para gjithë shkodranëve, para gjithë Shqipërisë që askush nuk i rren dot shkodranët. Nuk i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite , e nuk mundet me i rrejt askush me asnjë marifet.
Është kështu apo jo? Xhemali, në një nga bisedat kohë më përpara, kur nuk e dinte që do t’i propozohej sakrifica e përfaqësimit të shkodranëve në një moment si ky, më ka thënë tre fjalë që i kam dëgjuar edhe nga shkodran të tjerë, kështu që besoj që është një fjalë e gjithë qytetit, e gjithë bashkisë, nga Dukagjini në Velipojë, Shkodra është dashni. Dhe e shoh që e ka dhe në sloganin e tij “me dashni për Shkodrën”, por e vërteta është që Shkodra është dashni, e vërteta është që Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Ai është pjesë e Shkodrës, e tha një nga parafolësit. Është pjesë e Shkodrës jo vetëm në ditë të bukura si kjo ku jemi mbledhur bashkë për të festuar në zemrat tona besimin e pathyer se bashkë nuk ka forcë të na mposht po edhe në ditë të vështira, edhe në ditë të errëta, jo vetëm në ditë me diell, edhe në ditë me shi.
Xhemal Bushati ka qenë përherë këtu, në mesin tuaj, si për familjen e vet, për çdo shkodrane dhe për çdo shkodran. Ai është pjesë e Shkodrës, ndaj e them me zemrën plotë e duke iu parë në sy, jam krenar që është kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën. Është njeriu që është kujdesur me zemër dhe me shpirt për qytetarët e Shkodrës, për hallet dhe problemet e tyre nga çdo pozitë, nga ajo e bashkëqytetarët, e kryetarit të Këshillit Bashkiak për një kohë të shkurtër por të vështirë, e bamirësit, e punëdhënësit. E njoh nga afër që nga ditët e vështira të përmbytjeve, ku pavarësisht se nuk kishte asnjë rol dhe përgjegjësi shtetërore, me zemërgjerësinë e tij, braktisi gjithçka dhe u bë njësh me përpjekjet e shtetit për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi. E di dhe e njoh nga afër pasionin e tij, e di se do ta bëjë Shkodrën më të mirë, më të jetueshme për të gjithë qytetarët e saj, e di se në zemër ka dëshirën për t’i shërbyer çdokujt, pa dallim.
Megjithëse Partia Demokratike ka një borxh të madh ndaj Shkodrës, ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës për aq sa Shkodra i ka dhënë, unë jam i bindur se Shkodra do të votojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, sepse siç iu thashë, shkodranët që nuk i gënjeu dot as Enver Hoxha, nuk i gënjen dot askush tjetër me asnjë marifet. Xhemal Bushati është kandidati i Partisë Demokratike. Dhe nga unë i pari, zotohem që këtë besim të madh të shkodranëve, këtë borxh të pashlyer, ta kthejmë në një politikë së pari me një fytyrë njerëzore, si fytyra, si shpirti i Xhemal Bushatit, me një fytyrë të pastër.
Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ka vetëm një rrugë që shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, modelin e inceneratorëve, modelin e korrupsionit që shkatërron ekonominë, vret shpresën dhe zbraz Shkodrën e Shqipërinë nga rinia drita e syrit tonë. Ka vetëm një mënyrë, vota për Xhemal Bushatin.
A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike! Votoni Xhemal Bushatin! Shkodra asht dashni! Shkodrës i duhet një kryebashkiak, i cili ka dashni e dhembshuri për qytetarët e vet dhe që ka forcë e drejtësi, për të luftuar, për çdo banor të bashkisë së Shkodrës.
Shkodrës i duhet një kryebashkiak, jo me dashni për vete, por me dashni për Shkodrën dhe shkodranët. Zonja dhe zotërinj, kandidati i partisë demokratike dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati!

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com