InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku: Qeveria po fshihet pas vetos bullgare, asnjë progres për luftën ndaj korrupsionit

8 Shkurt, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku: Qeveria po fshihet pas vetos bullgare, asnjë progres për luftën ndaj korrupsionit

• Jorida Tabaku: Qeveria po fshihet pas vetos bullgare, asnjë progres për luftën ndaj korrupsionit, zgjedhjet dhe çështjen e medias.

Kryetarja e Këshilit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku theksoi se Progres – Raporti i Komisionit Europian, nxori në pah se qeveria shqiptare nuk ka përmbushur kushtet për të hyrë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku theksoi se ka një mungesë të vullnetit politik për t’u angazhuar në procesin e integrimit europian.

“Stafi i Kuvendit, i sekretariatit ka bërë analizë të plotë dhe ka vënë re një mungesë të një vullneti politik për t’u angazhuar në këtë proces. E kuptoj që ky proces është peng i datave, tryezave, por ashtu siç e thash në mbledhjen e para 3 muajve duhet të bëjmë çdo gjë për të shkuar në atë datë. Me keqardhje vërej që kjo nuk ka ndodhur. “ u shpreh ajo.

Znj.Tabaku shtoi se Shqipëria nuk ka asnjë rezultat në raport me luftën ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Sipas saj, Shqipëria është larg standardeve të BE-së dhe këmbëngulja e Partisë Demokratike, se procesi i integrimit duhet të jetë një vendim politik, sepse rruga që kemi nisur po cënon rëndë standardet demokratike dhe procesin e integrimit.

“Korrupsioni nuk luftohet me plane të integritetit të Ministrisë së Drejtësisë. Një element tjetër janë kërkesat për azil jashtë vendit që për fat të keq 10 vitet e fundit janë 40% në total të aplikuesve. Unë vlerësoj marrëveshjet e arritura, por nuk shoh arritje konkrete. Është e rëndësishme për forcën politike që përfaqësoj reforma e plotë zgjedhore që lidhet me ndryshimet kushtetuese që kemi paraqitur.” shtoi ajo.

Në fjalën e saj Kryetarja e Këshillit evidentoi se një nga kriteret kyçe të BE lidhet me luftën ndaj korrupsionit është neglizhuar nga qeveria. “Raporti i Transparency International” evidentohet gjendja reale e korrupsioit në Shqipëri dhe për rrjedhojë edhe vullneti i mangët për ta luftuar atë” shtoi Tabaku gjatë fjalës së saj ndërsa analizoi zë më zë shqetësimet e ngritura nga raporti i Këshillit të Europës.

Në këndvështrimin e kryetare së komisionit të Integrimit Europian qeveria ka dështuar totalisht edhe në luftën ndaj korrupsionit por edhe në implementimin e rekomandimeve për Reformën Zgjedhore. Tabaku vuri në pah edhe situatën me zgjedhjet e prillit 2021; “Raporti i OSBE/ODIHR tregon se zgjedhjet në Shqipëri kishin shenja të thella të manipulimit dhe gjithashtu faktet tregojnë se lufta kundër blerjes së votës nuk ka vijuar siç duhet”.

Sipas saj rënia e Shqipërisë në renditjen e TIP dhe gjithashtu mangësitë në vullnetin politik dhe mungesa e luftës kundër korrupsionit janë shpjegimi më i mirë për mungesën e vullnetit politik për zbatimin e detyrimeve ndaj kritereve të ngritura nga BE.

Të gjitha këto defiçenca dhe mangësi, u shpreh në fund znj. Tabaku, nuk mund ta fshehin qeverinë shqiptare pas vetos së Bullgarisë, duke rekomanduar se vendi duhet të plotësojë kushtet dhe të përgatitet pavarësisht datës për Konferencën e parë ndërqeveritare.

Të Lidhura

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com