Ndoshta nuk ja vlen të merremi me ju, por gjithsesi…
Duke marrë shkas nga disa shkrime tek gazetat “Sot” dhe ajo “Dita” ju themi dhe i vëmë në dijeni spekulantëve dritëshkurtër…
Ju falanga të komunizmit që shfrytëzuat luftën ndaj pushtuesve për pushtet duke mbjellë vëllavrasje ( luftë civile)
Ju që kurrë nuk dini se çfarë do të thotë 100 vjet marrëdhënie me ShBA dhe Hungarinë, pasi kurrë nuk i keni dashtur ato, dhe sot mundoheni të kapeni pas tyre.
Ju që kurrë nuk doni e nuk keni dashtë asnjëherë komb e shtet, pronë e fe.
Ju që demokracinë e merrni “dobësi” tonën, për atë që ju, të parët tuaj dhe regjimi diktatorial bëtë mbi ne e mbi këtë komb, e ne kundrejt fisnikërisë dhe shqiptarizmit u pozicionuam jo konfliktualisht.
Ju që shketërruat historinë dhe shitët interesat kombëtar. etj etj
A nuk e kuptoni se historia sot po fillon të flas drejt.
A nuk e kuptoni se shpifjet dhe ato që ju artikuloni mes veti nuk zënë me vend askund dhe tek askush.
A nuk e kuptoni që eshtë koha, kur historia po flet drejt, kur ka rënë busti i diktatorit Hoxha, e në qendër të kryeqytetit qëndron me të drejtë monumenti i Mbretit Zog.
A nuk e kuptoni, normal po, por nuk ju intereson, se shteti i parë modern shqiptar u krijua nën drejtimin e Ahmet Zogut.
O të paditur e antikombëtar, a e dini, i bindur se jo, se në kryeqytete të Europës dhe Botës vihen shtatore të atyre që e meritojnë, pa komplekse subjektive, dhe jo kur më kur bëhet fjalē për Mbretëreshen Geraldinë e cila, për kush ishte, kë përfaqësonte dhe kontributin që Ajo dha në të mirën tonë, ka marrë vlerësimet maksimale nga figura kombëtare dhe më gjërë.
Shkurt, është e tepërt të merresh me ju, specje në zhdukje
Marrë nga gazeta Atdheu, organ i PLL











