InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sali Berisha në Shkodër me “dinozauret e tranzicionit” të Bashkisë, njerëz anti-PD dhe “antiamerikanë”!

17 Janar, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Kur “mbështestësit” e Sali Berishës, largonin nga tribuna në Shkodër, At Zef Pllumin!

Nga Qamil Gjyrezi

Takimi i Sali Berishës në Shkodër, “tregoi fëtyrën e vërtetë” të “berishistëve” shkodranë, si hije të së shkuarës, si dinozaurë të tranzicionit, që na kanë mbajtur peng për shumë gjatë 30 vite.

Po shikoja disa foto të pjesmarrësve, të cilët padrejtësisht kanë përfituar në kurriz të demokratëve të ndershëm, duke privatizuar padrejtësisht, ish-pronën e pronarëve, duke punuar si ish-drejtorë në administratën e Bashkisë Shkodër, të mbështetur nga “superdinozauri” Sali Berisha.

Këta zotërinj të “pa ngopur” me poste që nuk iu kanë takuar, kanë shitur interesat e të persekuturve, ish-pronarëve dhe të qytetarëve të Shkodrës, duke pretenduar se janë “qytetarë gjoja të vjetër” dhe kanë bashkëpunuar me cdo individ që i ka bërë dëm Shkodrës dhe të gjithë banorëve të saj. Sic e shkruajta më lart, shumica punojnë në Bashkinë e Shkodrës, që sot në takimin e Berishës, kishin marrë me vehte edhe miqtë e shokët e tyre, që nuk kanë të bëjnë me PD-në!

Ky kontigjent nuk do të sjelli shpresë për Shkodrën as për shqiptarët! Këta individë po e mbajnë peng Shkodrën dhe zhvillimin e saj ekonomik e kulturorë, duke bashkëpunuar me të gjithë, me Fatos Nanon, Ilir Metën, Sali Berishën dhe në këta vite Edi Ramën!
Demokratët dhe shqiptarët e panë më 8 Janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës kundër Partisë Demokratike.

Sot (dje) Sali Berisha zhvilloi një takim personal “antimerikan” në Shkodër, për “hallet e vehta” personale që nuk kanë të bëjë, aspak me PD-në dhe të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Në këtë takim morën pjesë administrata e Bashkisë Shkodër e urdhëruar nga Voltana Ademi në bashkëpunim me antarë të Rilindjes në Këshillin Bashkiak një-partiak, punonjës të ndërmarrjeve që duhet të kryejnë shërbime për qytetarët pa dallime politike, sic janë ujësjellësi, ndërmarja e pastrim gjelbërimit.

Në këtë takim morën pjesë edhe shumë individë të ish-deputetit Genc Pollo, që e kanë votuar Sali Berishën kundër në vitin 1998 dhe sot janë shpërndarë, janë anëtarë të “Partive të reja” personale të krijuara në Shkodër. Më 25 Prill, konkurruan në Shkodër edhe disa “parti personale” që e morën përgjigjen e Shkodranëve më 25 Prill!
Natyrisht në këtë takim morën pjesë edhe demokratë që kanë rezerva për zotin Basha, por që po manipulohen shumë keq, që mbas 9 Shtatorit 2021 deri në protestën e dhunshme më 8 Janarë 2022, nga Sali Berisha me mbështetjen e oligarkëve të Ramës dhe të tijtë, me individë me rekorde kriminale.

Ndihem keq për disa të rinj e FRPD-së në Shkodër, të keqtrajtur nga ish-kryetari tyre “dembel dhe interesaxhi” Belind Këllici dhe nga ish-deputetë të PD-së, që krijuan “linja paralele” më 25 Prill 2021 në PD-në e Shkodrës dhe në fund nuk e realizuan as qëllimin e tyre “personal-klanorë”, në dëm të Shkodrës dhe PD-së!?
Një proverb thotë pak a shumë kështu: “Kur përpiqe ti bësh varrin, tjetrit, bie vetë brënda”!

Më 25 Prill jam përpjekur të bëj me këta të rinj një fushatë shumë të mirë intelektuale për PD-në dhe kam menduar se do të bëhen politikanë të pandikuar nga klane dhe individë të caktuar. Por nga eksperienca e situatës aktuale në PD, dal me përfundimin se punojnë për një vend pune dhe për ata politikanë që ia kanë borxh dhe nuk iu intereson shumë Shkodra dhe PD!? Një pjesë e tyre, me shumë pak kontribute në PD u zgjodhën edhe anëtarë të Këshillit Kombëtarë!?

Në takimin e Berishës në Shkodër, morën pjesë edhe shumë individë me të kaluar të dyshimtë, që kanë marrë tendera në 30 vite nga Sali Berisha dhe disa ish-drejtues politik të PD-së, që Berisha i ka mbështetur në aferat e tyre personale në 30 vite! Në këtë takim morën pjesë edhe disa ish-drejtorë të korruptuar të viteve 2005-2013, që kanë shpërdoruar fondet publike në dëm të qytetarëve dhe nuka kanë të ardhme me Lulzim Bashën.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu edhe disa “celula anti-amerikane” që me një strategji të caktuara ose “instiktivisht” janë kundër Sh.B.A.-ve dhe punojnë për shërbime lindore dhe UDB-në!? Të gjithë ky kontigjent, janë të vetëedijshëm për non-gratën e Sali Berishës nga Sh.B.A-të, si i korruptuar dhe shkatërrues i demokracisë!

Në të ardhmen kam besimin e plotë se të gjithë këta individë nuk do të kenë asnjë peshë tek elektorati shkodranë tek të rinjtë shkodranë që nuk ia kanë asnjë borxh Sali Berishës. Sali Berisha nuk ka asnjë ndikim tek intelektualët që në 30 vite, janë përdhunuar nga pseudo-intelektualët, tek të persekutuarit që janë keqtrajtuar nga pseudo-të persekutuarit dhe nga ish-pronarët që Berisha është tallur me pronën e tyre në 30 vite!

Shkodra dhe PD e Shkodrës do të punojnë për të ardhmen e qytetit dhe të Shqipërisë, largimin e regjimit të Edi Ramës dhe Lulzim Bashën kryeministër! Duhet të qëndrojmë në PD, për demokratët dhe nuk do ta braktisim për pseudo-demokratët! Duhet të qëndrojmë në PD për fëmijët tonë, për familjet tona dhe për Shkodrën që është e të gjithëve. Në këtë kontekst po citoj liderin Lulzim Basha: “Të qëndrosh në krye të PD sot do të thotë t’i qëndrosh fjalës që i kam dhënë demokratëve. Është një mision që nuk mund ta braktis ashtu siç nuk mund të braktis fëmijet e mi apo nënën time”.

Partia Demokatike është tashmë simbol lirie, demokracie, patriotizmi, është familja, qytetaria është Shqipëria si Europa me mbështetjen e përjetshme të Sh.B.A-ve! P.D. do të qëndrojë larg dhunës dhe korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë që nuk është e varfër, por është e vjedhur dhe do të ringrihet shumë shpejt!!
Disa politikanë 30 vjecarë, duan me cdo cmim të vjedhin të ardhmen e Shqipërisë dhe fëmijëve tanë! Por nuk do ti lejojmë!

JAM OPTIMIST PER SHQIPERINE DHE DEMOKRACINE!

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com