Kryeparlamentarja Lindita Nikolli nuk ka mundur t´i shpëtojë elozheve ndaj Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në ceremoninë që po zhvillohet në Laç, me rastin e dorëzimit të 522 banesave të rindërtuara me kontributin e qeverisë turke.
Nikolli, duke iu drejtuar Presidentit turk, tha se “ju sollët në Shqipëri një model të ri, punë ditë e natë, deri në përfundimin e këtij xhevairi në zemër të Laçit”.
Në të gjithë fjalimin e saj, Nikolli u shfaq e përulur ndaj Presidentit Erdogan, i cili pas elozheve që ka dëgjuar në vizitën në Shqipëri mund ta ndjejë veten jo si vëllain e madh, por si Sulltan, ndërsa Shqipëria në sytë e tij nga zyrtarët më të lartë, u paraqit si vilajet. Dhe e gjitha kjo ndodhte në përjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.