Mesazhi i ambasadores së SHBA Yuri Kim: Të refuzojmë dhunën në politikë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për politikën shqiptare kundër dhunës, përmes figurës së Martin Luther King.

“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij.”- shkruan Kim në një postim në “Twitter”.Ky mesazh i saj vjen pas përplasjeve të brendshme në PD.

Edhe ambasada e SHBA në ka publikuar një mesazh të ngjashëm.

“Martin Luther King Jr. ia përkushtoi jetën e tij luftës paqësore për barazinë e racave në Shtetet e Bashkuara. Sot dhe çdo vit, të hënën e tretë të janarit ne festojmë Ditën e Martin Luther King Jr. Kjo festë në Shtetet e Bashkuara nderon trashëgiminë e King për barazi dhe nxit qytetarët që të përfshihen në shërbime vullnetare në komunitetet e tyre. Kudo në Shtetet e Bashkuara, shumë parqe dhe rrugë nderojnë Martin Luther King Jr. dhe jetën e tij të jashtëzakonshme.”- thuhet në postimin e ambasadës.