Braktisja e punimeve për aeroportin, reagon FRPD-ja e Vlorës : “Propagando, zvarrit e vidh”, mbetet motoja e punë-vjedhësve të sektit!

Reagimi i FRPD VLORE!

E parapërgatitën ditë të madhe historike, e lidhën simbolikisht me ditën e shenjtë të Pavarësisë, por përveçse propagandës dhe shfaqes, nuk ishte asgjë tjetër !

Në kantierin e aeroportit të shumëpërfolur dhe shumëpompuar nga regjia e stër-shpërfytyruar e propagandës së sektit, që prej ikjes së liderit global, punimet i ka zënë gjumi, deri në ardhjen e radhës së liderit të sektit.

Në “vend e numëro”, si çdo “projekt” tjetër, kantieri i aeroportit të Vlorës vazhdon letargjinë dimërake të të mospunuarit, edhe pse i inaguruar si fillim-pune disa herë 3D dhe së fundmi në muajin Nëntor me prerje shiritash nga kasta e sektit në Vlorë.

“Propagando, zvarrit e vidh“, mbetet motua e punë-vjedhësve të sektit !

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm