Partia Demokratike është rikthyer në pamjen e mëparshme. Pas trazirave që ndodhën me 8 Janar, tashmë në selinë e Partisë Demokratike janë vendosur dyer dhe dritare si dhe janë ngritur banderolat blu. Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një video nga ngritja e banderolës që sipas tij simbolizon ringritjen e partisë.
Basha publikon videon:
Partia Demokratike do rigrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë.