InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Beogradi ia përcakton Maqedonisë edhe ‘brekët’ politike që ajo do i vesh!

26 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Tirana, si qytet i ndërtuar nga mafia në mes të shkretëtirës!

Nga Kim Mehmeti

Miqve dhe gazetarëve që më pyesin lidhur me aktakuzën ngritur kundër meje s’kam çka u them tjetër përpos se e di që veproj e jetoj në një shtet që ishte e mbeti filiale politik e Serbisë, shtet ku lejohet të brohorasësh ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe “Bugari tatari”, po ku nuk guxon të kritikosh asnjë projekt serb, si për shembull atë për ‘Ballkanin e Hapur”, projekt të mbështetur nga tre shtete që shenjë njohëse kanë korrupsionin, mos sundimin e ligjit si dhe ekonomi, sistem arsimorë e shëndetësor të rrënuar.

Dhe në një vend të tillë, qarqet policore e politike kanë strategji të veten si ua mbyllin gojën kundërshtarëve politik: gjejnë ndonjë idiot që ngre akuzë kundër teje, pastaj zbulojnë ndonjë prokuror jomaqedonas ( pra të ‘paanshëm’) i cili të shëtit nëpër gjykata, përderisa të lodhesh e të humbësh para e durim, e që pastaj, të shkosh te ndonjë shok i idiotit që të ka akuzuar, që ta lusësh atë ta bind idiotin që të akuzon ta tërheq padinë, me çka futesh në vorbullën mbytës, ku një idiot të akuzon, e tjetri të shpëton.

Pra, e di se nuk është e lehtë të mbijetosh e të veprosh në një shtet si Maqedonia, ku të gjithë qytetarëve të sajë, Beogradi ua dinë edhe ngjyrën e brekëve që kanë veshur, e le më atë se kush i kundërshton projektet serbe dhe kush i kritikon vëllezërit politik të Presidentit serb.

E njoh pra strategjinë si mbijetohet në shtete të këtilla, e ku dora që të miklon nuk dallon me asgjë nga ajo që të vret dhe ku, mbisundon bindja se maqedonasi, e jo edhe shqiptari, duhet të mendojë me kokën e vet dhe ku, ajo që i lejohet sunduesit nuk mund ta bëjë edhe vasali, ku pra, shumë nga burrështetasit shqiptarë, janë vasalë të disa vasalëve të Beogradit.

Andaj të gjithë debiljave dhe idiotëve, qofshin ata të ‘levicës’ apo të ‘desnicës’, po ua zbulojë një sekretë: më frikacak se unë nuk lind më nëna shqiptare dhe ngaqë jam i tillë, më mposht frika se mos vallë edhe nipërit e mbesat e mia do jetojnë në një Maqedoni si kjo ku jetoj unë, në një vend ku urrejtja antishqiptare të sjellë vota maqedonase e të bënë parti parlamentare, pra në një Maqedoni ku urrejtja ndaj shqiptarëve e bullgarëve shpërblehet, e ku kritikat ndaj Beogradit ta rrezikojnë të ardhmen.

Më në fund të them atë që duhej thënë në fillim: të dashur miq e të nderura gazetarë, mos pandehni se nuk e di që jam i rrethuar nga hiena politike e policore që e ‘mbrojnë’ popullin maqedonas nga unë, por të cilët, në të vërtetë, flenë në Maqedoni e shohin ëndrra serbe. Dhe të cilët, pa mbështetjen e Beogradit, ndjehen si fëmija pa nënën që i ka lindur, që i ka mëkuar dhe që i ka rritur.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com