InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Magjia e Krishtlindjeve! – Nga Xhenisa Nikaj

24 Dhjetor, 2021
in Të ndryshme
A A
Magjia e Krishtlindjeve! – Nga Xhenisa Nikaj

Xhenisa Nikaj, klasa 9-të,  Linaj

Magjia e Krishtlindjeve!
Na ishte një herë një djalë dhjetëvjeçar,Eduard Raizër,i cili jetonte në një fshat të vogël të Parisit.

Koha e preferuar e tij ishte ajo e festave të fundvitit.Çdo fëmijë kur përmenden festat e fundvitit,mendja u shkon menjëherë tek dhuratat.Besoj se po mendoni kështu edhe për Eduardin.

Në fakt kjo nuk është e vërtetë në rastin e tij.E di se do t’ju duket qesharake,por ai ëndërronte të shkonte në Polin e Veriut dhe të takonte Babagjyshin.

Prindërit e tij që e kishin marrë vesh për këtë dëshirë,ishin të trishtuar sepse e dinin që kjo dëshirë nuk do t’i plotësohej kurrë.

Ata ishin përpjekur shumë t’i tregonin se kjo dëshirë ishte paksa absurde,por Eduardi nuk e besonte dhe rrinte me shpresën se një ditë ai do të ishte në gjendje të shkonte në Polin e Veriut dhe të takonte Babagjyshin.Në darkë,në pragun e Krishtlindjeve,të gjithë po merrnin dhuratat nga të dashurit e tyre,përveç Eduardit.

Ai qëndronte i mërzitur sepse mendonte se as këtë herë dëshira nuk i ishte plotësuar.Ai shkoi për të fjetur më herët sesa të tjerët që po prisnin me padurim ardhjen e Krishtlindjeve.

Megjithëse ishte i lodhur,gjumi nuk e zinte nga ky mendim.Në atë çast,papritur një dritë e fortë ndriçoi në dhomën e tij dhe pa e kuptuar ai u gjend në një vend krejt të panjohur për të.Ai ndihej shumë i frikësuar sepse ishte hera e parë që shkonte diku pa prindërit e tij,madje në një vend të panjohur.

Ai e kuptoi se me frikë nuk po zgjidhte asgjë dhe kështu vendosi që të eksploronte vendin përreth tij që ta kuptonte se ku ndodhej.Pas pak minutash,duke ecur,ai pa përpara tij një shtëpizë.

Meqënëse ishte shumë ftohtë dhe nuk kishte zgjidhje tjetër,ai vendosi të hynte në këtë shtëpizë.Kur u afrua,për çudinë e tij ai pa se shtëpiza ishte e mbuluar nga çokollata dhe ëmbëlsira.

Kjo e shtyu edhe më shumë drejt dëshirës për të hyrë aty.Sa po bëhej gati që të trokiste,dera u hap vetë.Kur hyri,dera u mbyll përsëri.Eduardi u habit kur pa se kush ndodhej në atë shtëpizë.Aty ndodhej vetë Babagjyshi.

Eduardi e kuptoi se gjithë këtë kohë ai kishte qenë në Polin e Veriut.Sapo Babagjyshi e pa Eduardin,ai e kuptoi se elfët e kishin çuar në vend porosinë e tij.

Aa,se harrova t’ju tregoja!Vetë babagjyshi e kishte sjellë Eduardin në Polin e Veriut për t’ia plotësuar dëshirën.Eduardi u gëzua shumë kur pa se dëshira e tij tashmë ishte realizuar.

Pasi kaluan disa orë,Eduardin e mori shumë malli për shtëpinë,por nuk mund t’ia thoshte Babagjyshit.Babagjyshi e kuptoi menjëherë arsyen se pse ai ishte mërzitur dhe urdhëroi drerët e tij që ta dërgonin në shtëpi.

Kështu Eduardi kaloi një udhëtim mjaft të bukur dhe mbi të gjitha,u gjend në shtëpi sikur asgjë të mos kishte ndodhur.Eduardi nuk i tregoi askujt për këtë ngjarje,sepse me siguri do të qeshnin me të,por ai ishte shumë i lumtur që dëshira e tij ishte realizuar.

Të Lidhura

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025
Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)
Të ndryshme

Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)

3 Dhjetor, 2025
Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës
Të ndryshme

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës

2 Dhjetor, 2025
ChatGPT, “shoku” i adoleshentëve, psikologët: Të rinjtë po krijojnë varësi të rrezikshme nga inteligjenca artificiale
Të ndryshme

ChatGPT, “shoku” i adoleshentëve, psikologët: Të rinjtë po krijojnë varësi të rrezikshme nga inteligjenca artificiale

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur
Lifestyle

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur

18 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 18 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com