Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sonte Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë, sekretarët e Kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së. Në mbledhjen që nisi në orën 17:30, u propozua dhe me shumicë votash u emërua Arta Sakja në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në këtë pozicion, Sakja zëvendëson Edi Palokën, i cili u shkarkua në mbledhjen e Kryesisë pasi theu vijën e partisë, duke cënuar statutin e PD.
Kryetari i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja
Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha
Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa
Sekretar per Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Collaku
Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:
Agron Kapllanaj
Gazment Koduzi
Helidon Bushati
Xhelal Mziu
Xhemal Gjunkshi
Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës , Kryetare Flutura Ackaj
Anëtarë:
Dash Sula
Orjola Pampuri
Xhemal Bushati
Arbi Agalliu
Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja
Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha
Sekretari për Cështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa