InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Për gratë e vështira për t’u dashuruar”, poezia fantastike nga Warsan Shire

19 Dhjetor, 2021
in Kulturë, Të ndryshme
A A
“Për gratë e vështira për t’u dashuruar”, poezia fantastike nga Warsan Shire

“Për gratë e vështira për t’u dashuruar” në vetvete nuk është një poezi dedikuar femrave të forta, apo të vështira për t’u dashuruar. Është një poezi që i dedikohet ndarjes, e cila kuptohet më tepër në strofën e fundit, ku autori shprehet me fjalët “dhe nëse ai do të ikë, lëre të largohet”. Ky është vargu kyç i poezisë, pasi një person nuk mund ta mbash me zor në një dashuri njëpalëshe. Sado që në strofat e mëparshme tregohet se femra kishte bërë gjithçka, se e donte pamasë, ai e kishte tradhëtuar dhe një lidhje e tillë nuk mund të vazhdonte më tepër. Ky varg bart dhe mesazhin më të rëndësishëm të poezisë, e cila në vetvete vjen duke u bërë më e dhimbshme nga strofa në strofë.

“Për gratë e vështira për t’u dashuruar”

Ti je një kalë i vetmuar në kalërim
që ai përpiqet të të shtrojë,
të krahason me një autostradë të pakalueshme,
me një shtëpi në flakë.

Të thotë që ti po e verbon,
që ai nuk do mundet kurrë të të lërë,
të të harrojë,
që të dëshiron mbi gjithçka në botë,
që ti e bën t’i vijë mendja rrotull,
që je e papërballueshme.

Çdo grua që para teje ka qenë dhe do të vijë
është e përmbytur në emrin tënd.
Ti ia mbush gojën
Dhëmbët i dhembin nga kujtimi i shijes tënde
Trupi i zgjatet si një hije e gjatë duke kërkuar trupin tënd.

Por ti je gjithmonë kaq e gjallë
në mënyrën e frikshme se si e dëshiron atë,
e paturpshme, e sakrifikuar.
Ai të thotë që asnjë mashkull nuk do të mund të jetë kurrë
si mashkulli që ti ke në mendjen tënde.

Dhe ti u përpoqe të ndryshojë,
apo jo?
E kyçe gojën më shpesh,
U përpoqe të bëheshë më e butë,
më e këndshme,
më pak shpërthyese, më pak syçelur.
Por edhe duke fjetur, ti e ndieje atë,
se si largohej prej teje në ëndrrat e tij.

Pra, çfarë dëshiroje të bëje, e dashur?
T’i këpusje kokën?
Ti nuk mund ta krijosh folezën tënde
brenda trupit të një njeriu tjetër,
besoj që ta kanë mësuar këtë tashmë,
dhe nëse ai do të ikë, lëre të largohet.
Ji e tmerrshme,
dhe e çuditshme, dhe e bukur
një gjëkafshë që jo gjithmonë di si ta dashurojë.

Përkthyer nga Merita Paparisto

Të Lidhura

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 28 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 28 janar 2026

28 Janar, 2026

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com