Deputetja e Partisë Demokratike e Qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli Gjoni ka folur dje në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve. Qysh në fillim të fjalës së saj deputetja Bardeli u shpreh se i është mirënjohëse për mbështetjen qytetarëve të qarkut të Shkodrës, duke theksuar se do jetë zëri i tyre në Parlament.
Ja fjala e plotë e deputetes së Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli Gjoni në Kuvendin e PD të thirrur nga Basha:
Kuvendi i 18 Dhjetorit padyshim hap një dritare te re te komunikimit dhe vendimmarrjes se Partisë Demokratike.
Muaj te vështirë për demokratët ku përballja me qeverisjen e korrupsionit dhe krimit u zëvendësua me një beteje e përplasje te paprecedente brenda shtëpisë tone. Komente pa etike, e sulmet pa logjike ndaj kujtdo qe mendonte ndryshe apo respektonte legjitimitetin e institucioneve te PD dhe partneritetin strategjik me SHBA.
Agresiviteti u shfaq ne sytë e opinionit publik dhe u ushqye egërsisht.
Si grua, si nene , e lindur dhe e rritur ne një familje demokratesh qe ne diktature përcillja ne vogli me sytë e një fëmijë familjaret e mi qe merrnin rrugën drejt Spaçit për te takuar djemtë e familjes qe burgoseshin, torturoheshin, e ne fund u vranë nga diktatura komuniste.
U vra e u zhduk Ndoc Gjoni vetëm e vetëm se nuk i vështrohej komunisteve kriminele dhe besoi te liria e demokracia me syte e shpreses nga SHBA.
Respekt e nderim nga ky Kuvend per gjithe te persekutuarit e regjimit komunist.
Me amanetin e te pareve u anetaresova ne PD qe ne moshen 16 vjece vjece duke besuar te betejat per ndryshim e progres.
Kalova cdo hap brenda partise time nga anetare grup seksioni ………… me durim pa i kaluar askujt rradhen e duke mbeshtetur kedo ne perfaqesim te larte politik me te gjithe kurajen njerzore te familjes time.
Asnjehere nuk jemi tut e asnjehere nuk i jemi shmang perplasjeve me pushtetët kriminale ne kohe te veshtira per demokratet.
Sot jam ne Parlament fal mbeshtetjes se votuesve te forces time politike, te qytetareve te Shkodres, Dukagjinit e krejt qarkut. Ju perulem me respekt!
Ndaj e konsideroj te papranueshme gjuhen e perdorur se fundi nga nje grup i izoluar e ne vecanti ndaj deputeteve zonja ne Parlament qe mbeshtesin perfaqesimin, legjitimitetin, mbeshtesin SHBA e BE, qe jane ne betejen per qytetaret.
Eshte turperuese dhe e padenje per kedo e ne vecanti per ato qe e shohin diellin zi e henen ma zi, qe kane patur mandate perfaqesuese te larta te demokrateve, e qe asgje nuk kemi kursyer per ti mbeshtetur.
Sot nuk eshte koha e perplasjes dhe e gojeshthurrjes.
Kuvendi i 18 Dhjetorit eshte bashkimi i madh per nje beteje jo ndaj njeri tjetrit e as harxhimi i kohes ndaj politikes qe eshte zverdhur nga koha e nga karriget.
U lindem ne beteja e ne beteja do vazhdojme sepse ky eshte fati i Partise Demokratike.
Ne beteje ne nuk duhet te behemi pale me korrupsionin dhe krimin.
Vetingu politik i hap rruge pastrimit dhe lidhjes me krimin ne institucionet e shtetit.
I shihni ministrat e më lart se ta qe po dridhen nga prangat qe po kercasin.
SHBA e BE jane ne krahun e shqiptareve.
Une kam bere zgjedhjen time, ne e kemi bere zgjedhjen tone.
Jemi ne krahun e duhur te historise!











