Nga Indrit Vokshi
Daljet e Lulzim Bashës në tv nuk i kam ndjekur sepse më dukeshin monotone. Flet formalisht.
Po të ishte Lulzim Basha prodhim i klaneve ruso-franceze të para viteve 1990 (ata e kanë ndikuar lojën), do të ishte tepër i fortë, do ta kishte pasur gati infranstukturën e biznesit, mafies, medias sepse ato klane ata i kanë themeluar.
Por LB ka qëlluar linjë tjetër ndërkombëtare. Tani këta brenda kanë frikë se u ka dalë nga kontrolli, është dorëzuar tek USA dhe Britania e Gjermania dhe thonë do na e përdorin për të na prishur lojën. Ndaj duan ta mbysin shpejt e shpejt.
Ngrihet Andi Bushati që thonë se portalin ia financon Samir Mane e i thotë tjetrit je i kapur nga Samiri. Mban krahun e Ilir Metës tek kjo betejë dhe i thotë Bashës po shkatërron PD-në (se duan që opozitën ta marrë Ilir Meta kur të ikë nga presidenca). Mban ëndrrën romantike komuniste që në Shqipëri duhet sovranizëm i majtë dhe sduhet pyetur për Amerikë. Bashkohen këto të gjitha në një dhe del ky produkt të cilin po e shohim sonte.
Analistët pyetje të vështira duhet të bëjnë, nuk ka kuptim të bëjnë pyetje të lehta. Po të mbledhësh të gjitha thëniet dhe përkufizimet e biladrove dhe kafeve të Shqipërisë dhe të ngjash i rëndomtë, ke hall të madh ose detyrë të vështirë.