InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

B O V A R I Z M I – GUSTAV FLOBER

17 Dhjetor, 2021
in Kulturë, Të ndryshme
A A
B O V A R I Z M I – GUSTAV FLOBER

GEMMA BOVERYRéalisé par Anne Fontaine

“Një dashuri e madhe në historinë e një fije bari”.
  “Tek ai bashkëjetonte romantiku që e gjente realitetin të mërzitshëm dhe realisti që e gjente romantizmin të zbrazur; një artist që i dukej grotesk borgjezi dhe një borgjez që artistët i dukeshin mendjemëdhenj; e gjitha në këndvështrimin e një mizantropi, që i dukej gjithçka qesharake” – ndoshta ky ishte përkufizimi më i mirë se kushdo për Gustav Floberin, bërë nga kritiku francez Emil Fazhe.

Floberi nuk i shkroi lavdisë, por bukurisë. Ai nuk frekuentonte sallonet pariziane, por dhomat e shtëpisë së vet në Croisset; ai nuk kërkonte duartrokitje, por besnikërinë ndaj vetes.

Vitin kur Napoloni dha frymën e fundit në Shën Helenë dhe Bodëleri lëshoi të qarat e para, Gustavi, djali i dytë i një familjeje të pasur, lindi në një apartament në Hotel “Dieu” në Ruen. Nëna, pasardhëse nga familje fisnike normane, ndërsa babai kirurgu primar i spitalit të qytetit. Jo pak gjëra ndikuan në karakterin dhe gjeninë e Floberit, ndër të tjera zbrazëtia emocionale luan rolin e saj, duke e impresionuar me stigmatizimin e ndjesisë së dhimbshme ndaj të veçantës së realitetit, të cilën, ai, tashmë do ta sublimojë në shkrimet rinore “Kujtimet e një të çmenduri” dhe “Nëntori”: “Zemra e njeriut nuk gufohet, veçse nga prerja që e çan atë”, – i shkroi ai Luizë Koletës më 1846.

E prera, që fati i bëri atij, ishte e thellë, por bëri që të shkulmonin rrëke talentesh të perlëzuara, të cilat u përthanë në pavdekësi. Pa mbushur të tridhjetat, ai organizoi udhëtimin e fundit, në Lindje, gjatë të cilit kuptoi se nuk kishte pirrje të bridhte pas kotësive tokësore, porse të jepte llogari për to. Dhe kështu bëri, duke jetuar në vetmi për tridhjetë vitet e ardhshme, deri në fund të ditëve, në një karantinë vullnetare kundër atij virusi që është jeta. Shpejt kuptoi se të mirat e botës nuk  mund të përmbushen vetëm falë mjeshtërisë së brendshme. I vetmi ilaç për pakënaqësinë konstitutive është t’i kushtohesh artit, të cilin Floberi e ndjek me rigorozitet shkencor për krijimin e romaneve dhe me një tension drejt përsosmërisë stilistike, futur tashmë në legjendën e letërsisë. “Flobertizimi” është sinonim i “kërkimit obsesiv të fjalës së duhur” (mot juste), si rrjedhojë vetëm ajo ka aftësinë të përkthejë poezinë në prozë, muzikën në letërsi dhe pikturën në mënyrë të shprehuri. “Duhet të bësh pemët të dashurohen dhe granitin të drithërohet; mund të vendosësh dashuri të madhe në historinë e një fije bari”, – shkroi ai në 1854, edhe nëse kjo gjeneron një sforco krijuese mizore, shtime ankthesh, të qara dhe kriza nervore, të cilat i nxjerr në pah në poetikën e mrekullueshme në “Korrespondenca”. Floberi merr pjesë fizikisht në dramën e personazheve, luan me fjalitë deri në ezaurim, më pas i marinon me përzgjedhjen e ndonjë mbiemri, mbi të gjitha u nënshtrohet seanca shkrimi rraskapitëse, nga ora dhjetë e mbrëmjes deri në katër të mëngjesit. Thuhet se peshkatarët e lumit Senë orientoheshin në udhëtimet e tyre falë dritës së qirinjve në dhomën e tij./Konica.al

Bovarizmi përfaqëson shqetësimin nga përditshmëria dhe dëshirën për të pamundurën, që gjallëron thuajse gjithë personazhet kryesore të romaneve të Floberit, duke i çuar në një ligështim të pamëshirshëm. I tillë është rasti i Emës, e cila, pas martesës me Çarlsin, shpërdoron trashëgiminë për të kënaqur fantazitë e pakta sentimentale dhe flak në vetëvrasje cupio dissolvi ku ishte zhytur. Borgjezia, të cilën Floberi e shkurajon dhe e shfytyron në betejën e jetës kundër “bêtise” (marrëzisë), akuzohet se ka rrënjosur te njerëzit pretendime të pakuptimta shkencore dhe besim të pakufizuar në përparim. Cinik me besimtarët dhe mistik me të shthururit, ai është i ndërgjegjshëm se është e pamundur të arrihet njohja absolute e së vërtetës dhe e së mirës, duke u mbështetur në besimet popullore apo teoritë dogmatike të deklamuara nga njerëzit e pavlerë. Më 8 maj 1880, për shkak të një hemorragjie cerebrale ndërroi jetë në gjysmërrugën e krijimtarisë. Fundja, ai e kishte shkruar vetë: qëllimi nxit shenjat e marrëzisë. I përbuzur  nga elita intelektuale e kohës, me përjashtim të Emil Zolas dhe disa të tjerëve, funerali i tij nuk pati ceremoni mbresëlënëse, por aureola e Floberit, i cili mori famë pas akuzës së ngritur për imoralitet pas publikimit të “Zonjës Bovari”, ishte e destinuar të linte gjurmë. Ndër personalitet e shquara që shkruan për gjeninë janë Sartri, i cili nuk mund ta konceptonte se si “idioti i familjes” kishte qenë autor i një krijimtarie artistike të një niveli kaq të lartë, apo Prusti, i cili i kushtoi esenë “Rreth stilit të Floberit”, ku i njeh mjeshtërinë e madhe paraardhësit në alternimin e “i papërsosuri i përjetshëm”, i aftë për të shtrirë kohën dhe hapësirën, me të kaluarën e largët, që ndërpret papritur ritmin e fjalive në një arkitekturë narrative, ku gjithçka merr kuptim stili dhe përmbajtjeje. Të pashlyeshme në historinë e letërsisë do të mbeten, ndër shumë të tjera, disa episode dhe metafora, të cilat te Floberi bëhen vizion i botës. Nuk mund të harrohet “avulli i mishit të zier”, ku Ema Bovari ndjen “të gjithë hidhërimin e ekzistencës”,

Floberi la një trashëgimi të pamatshme, të cilën mbase askush s’do mund ta mbledhë ndonjëherë.

Megjithatë, sot lipset të studiohet thellësisht, nëse është e vërtetë se me gjenerimin e rrjeteve sociale, shumë e shumë Bovari fshihen pas dëshirës për t’u dukur ndryshe nga ajo që është.  Gjithsesi, këto nuk ushqehen me lexime kalorësiake, që ngjallin tek ata fantazi dashurore, por ndjekin influencuesit në detyrë që nxisin nevoja inekzistente. Ata nuk kërkojnë autencitet në atë që duan të ndajnë, por rrëmbejnë disa përmbajtje në modë për të rrëmbyer disa “like” në rrjet.

Ja pra, në këtë mënyrë “Fjalori” i papërfunduar mund të përditësohej në kohërat tona, me faqe e faqe “marrëzi” të përtërira.

Të Lidhura

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve
Të ndryshme

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve

2 Shtator, 2025
Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 5 Shtator 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 5 Shtator 2025!

5 Shtator, 2025

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping
Bota

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping

4 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com