Ambasadorja shkruan se veprimet e SPAK tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Kim thekson se dikush mund të vrapojë por jo ti fshihet ligjit.
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Përmes një mesazhi në ‘Tëitter’, ambasadorja shkruan se veprimet e SPAK tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Kim thekson se dikush mund të vrapojë por jo ti fshihet ligjit.POSTIMI I KIM:
Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.
Ditën e sotme u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka bashkë me dy persona të tjerë. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizar. Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar një ditë më parë, por është ekzekutuar sot dhe mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Identitetet e dy personave të tjerë që u prangosën, nuk dihen ende.