InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Për ata që thonë se mbledhja e Këshillit të PD nuk është legjitime

13 Dhjetor, 2021
in Opinione
A A
Për ata që thonë se mbledhja e Këshillit të PD nuk është legjitime

Nga Indrit Vokshi

Si anëtar Këshilli, përpiqem të funksionoj mbi statutin e Partisë Demokratike. Neni 43/2 i statutit, sanksionon se Kuvendin Kombëtar e thërret Këshilli Kombëtar ose kryesia me propozim të kryetarit. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarësisë ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.
Në fjalinë ku përcaktohet 1/4, fjalët “mund” dhe “kur e kërkojnë”, na tregojnë se 1/4 nuk ka kompetencë për ta mbledhur kuvendin në mënyrë të pavarur, vetë dhe kur të dojë. Po ta kishte ketë kompetencë, fjalia do të ishte shkruar kështu: “Kuvendi kombëtar duhet të mblidhet kur e vendosin 1/4”. Pra 1/4 nuk ka kompetencë vendimmarrëse por vetëm kompetencë iniciative. Nuk është normë imperiative (urdhëruese) por normë lejuese (normat juridike urdhëruese, ndaluese dhe lejuese, në jurisprudencë janë tre nga llojet e normave juridike).
Bashkëveprimi i organeve të partisë është në themel të këtij neni. Dhe për ta forcuar edhe më tej logjikën dhe bashkëveprimin mes organeve të partisë, neni mbyllet kështu: “Punimet e Kuvendit drejtohen nga një komision i përbërë nga 5 anëtarë i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij me propozim të kryetarit të partisë”. As kjo nuk ka ndodhur.
Dhe tjetra, kuvend i jashtëzakonshëm quhet një kuvend i mbledhur jashtë përcaktimit se Kuvendi mblidhet një herë në 4 vjet. Nuk ka kuvend të jashtëzakonshëm në procedurën se si mblidhet. Ska procedurë të jashtëzakonshme.
Pra me të gjitha llojet e interpretimeve juridike i gjithë procesi i mbledhjes së Kuvendit Kombëtar nga 1/4 është proces bashkëveprimi midis 3 organeve të partisë; kryesisë ose këshillit, kryetarit, dhe vetë Kuvendit Kombëtar. Kjo është në logjikën e asaj që njihet në të drejtën kushtetuese si “ndarja dhe balancimi i pushteteve” dhe “kontroll dhe balancim” ku organet dhe institucionet kontrollojnë njëri-tjetrin.
Si rrjedhojë kuvendet e mbajtura pa ndjekur ketë rrugë, nuk prodhojnë vendime të ligjshme dhe detyruese për askënd dhe për asgjë. Kjo nënkupton se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar është totalisht legjitime dhe konform rregullave statutore.
Statuti i PD është miratuar me datë 17 korrik 2021 nga anëtarë e Kuvendit Kombëtar, disa prej të cilëve pretendojnë se mbledhja e sotme është jolegjitime.
Vetë ata, me votën e tyre në 17 korrik e kanë përcaktuar rrugën se si duhet të mblidhet kuvendi. Vetë e kanë vendosur se nuk mund të mblidhen kur të duan e si të duan por duke bashkëvepruar me organet e tjera të partisë.
Tani nëse disa nuk duan ta respektojnë statutin e miratuar në 17 korrik 2021 dhe mënyrën se si mblidhen organet, është e drejta e tyre. Nëse mendojnë se statuti dhe procedurat që vetë kanë miratuar, sot nuk kanë rëndësi, është përsëri e drejta e tyre. Por mua nuk mund të më kërkojë askush të mos e respektoj e të mos e zbatoj.
Dëshirat janë dëshira, pasionet janë pasione, inatet janë inate, ndërsa statuti është statut. Shantazhet, akuzat, sharjet, përmbysja me revolucion dhe, tentativa për demotivimin e njerëzve, mund t’i pëlqejnë dikujt ose shumëkujt por, nuk kanë bazë e as bazament.
Po të ndiqej rruga statutore për mbledhje kuvendi nuk do të ishim në ketë situatë. Do të ishte zgjidhur qysh me 11 nëntor. Por dikush nuk deshi, deshi revolucion.
Si përfundim: gjithkush mundet të bëjë çfarë të dojë, të ndjekë cilën rrugë të dojë por nuk kanë pse tentojnë tua imponojnë me zor edhe të tjerëve mendimet apo qëndrimet e tyre.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com