Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli. Në mbledhjen e sotme, Basha po diskuton me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera.
Po ashtu, duket se në fokus është edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit. Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha ka njoftuar referendumin që do të mbahet në çdo degë të partisë në 18 Dhjetor, një javë pasi në Kuvendin e mbledhur prej tij, Basha u shkarkua nga detyra.











