E ftuar në emisionin “Pikat mbi i” ishte deputetja Flutura Açka.
Ajo e cilësoi kaosin e krijuar në selinë blu, me pamje të ngjashme me ’97-ën, duke shtuar se këto janë orë tragjike për shqiptarët.
“Në fakt e mësova rrugës, në kohën që vija këtu atë që po ndodhte. Kjo më kujton ditë të vështira të një Shqipëria që i ka parë këto vuajtje. Mua personalisht më kujtojnë ’97-ën, mënyra se si është paraqitur, mënyra se si ka proceduar dhe mënyra e procedimit për mua është e gabuar. Këto janë orë tragjike për shqiptarët. Keqardhje kam të shoh zotin Berisha të cilin e kam simpatizuar në një moshë të caktuar duke parë fëmijën e tij, krijesën e tij duke e shqyer. E gjitha kjo është provokuar dhe nga fakti që Sali Berisha dhe shpura e tij kanë pritur që ta shihnin të shpërbërë”, tha Açka.











