Nga Bashkim KOÇI
Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme do thoshte dikur Sharl De Gol…
Tashmë panorama është e qartë.
Interesat u prishën, miqësia ra.
Shumkush fajësoi Bashën, por pak kush llogjikoi mbi faktin kokfort të preçeddntit që do ndodhte nëse Basha nuk do merrte vendimin e pezullimit.
Shqiptarët thonë: Jo çdo e keqe vjen per keq.
Dualiteti perceptues për kaq vite me rradhë tani ska më vend.
Tashmë Basha është Basha.
Nëse do tregojë forcën e liderit forca e tij do të flasë vetë me vendime, veprime dhe vendosmëri.
Nëse do të tregojë dobësi, ky nuk është rasti dhe fjalët pa veprime dhe vendime nuk do e ndihmojnë dot.
Fisnikërisht Basha për 3 muaj rresht nuk foli, nuk veproi.
E bëri për të përcjel mesazhin e mospërçarjes që për hir të vërtetës ndoshta qëllimisht u mor si dobësi.
JO!
Vetem dobësi nuk ishte.
Arti i të folurit ka si një plotësues të natyrshëm heshtjen, por edhe heshtja ka kohën e vet të përcjelljes.
Dy ditët e fundit nuk ka më heshtje.
Atributet legjitime si Kryetar i PD tashmë po artikulohen nga Basha me forcën e llogjikës dhe intelektit që e karakterizon.
Tashmë Basha është Basha.
PO!
Të vetpërjashtuarit nuk kan pse të përkëdhelen më.
Të larguarit me votë në 2013 s’kan pse të ken më vend privilegjues në hierarkinë e PD.
Të korruptuarit e pushtetit 2005-2013 duhet të dalin në pension.politik.
Basha ka vizionin dhe misionin e tij tanimë të padualizuar në implementim.
Basha tashmë është Basha që ka mbështetjen e shumicës së heshtur të demokratëve, të shumicës së linçuar prej 3 muajsh sa herë që shprehnin mendimin e tyre.
Basha ka mbështetjen Amerikane, atë europiane po e po.
Mbështetjen e të gjithë atij elektorati që ka pritur prej kohësh një politikë pos tranzicionale.
Kuvendi i dt 18 Dhjetori do jetë fillimi i kohës Basha Basha.
Në vazhdimësi do kemi Bashën Basha ashtu siç din ai të triumfojë i padualizuar.
PD do jetë një formacion politik modern, post tranzicional, e dekomunistizuar dhe larg të korruptuarve.
Tashmë Basha do jetë Basha….