InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Foltorja e 11 Dhjetorit pa fuqi ligjore”, Grida Duma fton delegatët në 18 Dhjetor. Është Kuvendi i vetëm që merr vendime

7 Dhjetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Foltorja e 11 Dhjetorit pa fuqi ligjore”, Grida Duma fton delegatët në 18 Dhjetor. Është Kuvendi i vetëm që merr vendime

Nënkryetarja e PD Grida Duma ftoi demokratët delegatë të Kuvendit Kombetar të marrim pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit si një mundësi për të diskutuar dhe zgjidhur problemet. “Data 11 Dhjetor nuk është Kuvend! Data 11 është një foltore. Nuk është Kuvend, jo se nuk ka vullnet demokratësh, atje ka villnet demokratësh, por nuk është certifikuar vullneti i tyre. Kjo e hedh poshtë datën 11 si institucionale. Atje mund të jetë një megafoltore, por për Kuvend nuk bëhet fjalë fare. Data 18 është thirrur për atë që foltoret kanë shtruar. Kuvendi zyrtar është në 18. Ky Kuvend është bërë për t’iu përgjigjur kësaj situate. 18-a përfshin 11-ën në kuptimin e shqetësimit. Pa diskutim që demokratët e datës 11 do të jenë edhe në datën 18, sepse për ata po bëhet e gjitha kjo.”

E pyetur nëse data 11 dhjetor ka fuqi ligjore për të bërë ndryshime, Grida Duma u përgjigj: “Zero. Zero absolute. Duke qenë se aty ka demokratë, nuk dua të flas me tone të forta. Nuk ka asnjë vlerë juridike data 11 dhe çfarëdo lloj vendimesh të merren brenda atij grupimi, ato nuk vlejnë sa i përket institucionit të PD. Ata demokratë që diku janë keqkuptuar, diku mund të kenë ndërruar mendje duhet të kuptojnë vetëm një gjë: në datën 18 duhet të vijnë për të kritikuar, sepse për këtë arsye mblidhet ky Kuvend. Për anëtarësinë e mirëkuptoj plotësisht të ndërrojë mendje, por hierarkisë së lartë, përfshi Sali Berishën, nuk ka sens t’i mirëkuptoj që ndërroi mendje brenda 2 ditëve pas vendimit non grata.“

Në lidhje me Kuvendin Kombëtar, Grida Duma pret reflektim, në mënyrë që PD të ecë përpara drejt fitores dhe pushtetit. “Axhenda e Kuvendit të 18 Dhjetorit nuk është detajuar ende, por fryma duket. Është frymë reflektuese dhe duhen thënë disa të vërteta. Patjetër që duhet të ketë përgjigje edhe për atë që do të ndodhë në dt 11. Nëse PD nuk ka përgjigje për atë, po investohemi kot. Nëse PD nuk forcohet nga ky moment, atëherë është në përgjegjësinë tonën të të gjithëve.”

Nënkryetarja e PD Grida Duma u pyet se çfarë pozicioni do të ketë, nëse zoti Berisha merr partinë. “Është diçka që nuk do të ndodhë, nuk do të arrihet të ndodhë, sepse nuk duhet, nuk i bën mirë PD. Këtë e them pa mungesë respekti për atë që Sali Brrisha përfaqëson. Nuk kam asnjë paqartësi që kjo gjë nuk do të ndodhë, kështu që nuk jam duke thënë asgjë sikur e pandodhshmja të ndodhë! Nuk e sjell dot në pushtet PD Sali Berisha as me barrën e përgjegjësisë që ka si një individ i deklaruar non grata nga SHBA. Është e pamundur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Sali Berisha e di shumë mirë dhe unë e them shumë shpesh. Ne do të bëjmë pjesën tonë që PD të jetë një forcë që duhet të shkojë drejt fitores pa këto mendësitë që e tërheqin me vargonj pas.

Të Lidhura

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025
Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025
“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025
Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025
Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”
Show Biz

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”

15 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025

15 Nëntor, 2025

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com