Komuniteti LGBTI, edhe pse deklarohet i viktimizuar dhe i diskriminuar nga qëndrimet e disa personazheve publikë në lidhje me çështjen e shumëpërfolur “prindi 1”, “prindi 2”, prapëseprapë nuk ia del dot të “sensibilizojë” opinionin shqiptar.
Këtë fakt, e bën publik psikologia Marsela Lekli, e cila prej disa kohësh është paditur tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nga aktivistët e komunitetit LGBTI për diskriminim për shkak të orientimit seksual, gjinor, përkatësisë prindërore dhe përgjegjësisë prindërore, të personave që i përkasin këtij komuniteti.
Psikologia Lekli, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së parimeve të familjes me bazë tradicionale, e ka kundërshtuar anunçimin e këtij komuniteti për “prindin 1” dhe “prindin 2”, duke e konsideruar të denatyrshëm për vazhdimësinë e jetës dhe proceset e saj.
Vendimi i sotëm i Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, e konstaton jodiskriminues qëndrimin e znj. Lekli, duke hedhur poshtë pretendimiet e komunitetit LGBTI për diskriminim.










