Basha: Përjashtimi i Berishës është vendimi më i drejtë! Çdo vendim tjetër do ishte në dëm të demokratëve

Kryetari i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, është shprehur se vendimi për përjashtimin e Sali bBrishës nga Grupi Parlamentar i PD-së pas shpalljes “non grata”, është vendimi më i drejtë që ai ka marrë, por edhe më i vështiri.

Sipas tij, çdo vendim tjetër dpo të ishte në dëm të demokratëve dhe PD-së, por edhe do të ishte i dëmshëm për vetë Sali Berishën.

Nëse i referohemi vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë: Nuk jam unë dhe askush prej demokratëve që të komentojmë këtë vendim. Bindja ime ka qenë dhe mbetet: Interesi as i Berishës dhe as i imi, nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve. Cilatdo qofshin kontributet e tij, s’mund të dalin mbi interesat e demokratëve.

Bindja ime në lidhje me vendimin që kam marrë, është që kam marrë vendimin më të vështirë, por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të ishte në dëm të demokratëve dhe PD, si dhe do të ishte më e dëmshme për Sali Berishën. Kam marrë vendimin me kostot më të larta personale. Unë s’kam ndërmend të pështyj në punën prej 16 viteshj me Sali berishën. Kemi patur arritje të jashtëzakonshme”, tha Basha në emisionin “Radari Informativ”.