“ Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit…” Thënie të veçanta nga Faik Konica

“Frika të bën të thuash broçkulla”.

“Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme”.

“Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia, se sa nga sasia”.

“Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet mëmirë karakterit të tij”.

Mund të jesh njeri vulgar dhe të thuash gjëra të arsyeshme”.

“Lëvdata shpesh e ka brenda prapamendimin”.

“Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mendja, e ashtu u prishet më shpejt organizmi”.

Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve”.

“Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, mosinteresimi dhe butësia”.

“Përsosuria absolute nuk ekziston në një gjuhë që vetëm flitet; u takon shkrimtarëve për ta përpunuar”.

Jeta e njeriut nuk është veçse një vijimësi mendimesh dhe veprimesh, të drejtuara qoftë mendimet, qoftëveprimet në një mënyrë të caktuar”.