E veshur me kostum tradicional shqiptar, Rita Ora bën urimin e veçantë për “Ditën e Flamurit”

Rita Ora, kërngëtarja me famë ndërkombëtare dhe me origjinë shqiptare, ka publukuar në rrjetet sociale një foto e veshur me kostum tradicional. Rita nuk e ka fshehur kurrë origjinën dhe sa herë ka festa kombëtare, ka uruar nga larg.

Në disa raste ajo ka qenë vetë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Urime dita e flamurit!!!! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”, shkruan Rita mbi fotot e publikuara, njëra me kostumin tradicional dhe tjera një foto kur ajo ka fëmijë. Me jelekun e kuq me shqiponjën dykrenare dhe një plis të bardhë në kokë, ajo urion gjithë shqiptarët.