Pas rikonfirmimit edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar në krye të PLL, kryetari Axhani me drejtues të lartë të kryesisë, zgjodhi Vlorën për të përcjellë urimet e tij me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ndryshe nga pjesa tjetër e partive të spektrit të djathtë, që kremtimet e kësaj date i adresojnë nga Tirana, Axhani me ekipin e tij politik, dëshmoi respekt dhe vlerësim objektiv për këtë ngjarje që shënon një nga momentet kulminante në historinë e Shqipërisë.
Në qëndrimet e tij të herë pas hershme kreu i Legalitetit ka kërkuar gjithnjë rivlerësimin e historisë, duke e zhveshur atë nga dogmat ideologjike të PPSH-së, si dhe duke vendosur në kontekstin e duhur figurat dhe epokat historike.
Mesazhi i kryetarit Axhani:
Gezuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë Kombëtare.??
Kjo është dite që na bashkon më shumë se çdo ditë tjetër të gjithë shqiptarët në të katër anët e botës duke na bërë krenar për kombin, gjuhën dhe flamurin tonë.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata, që ndër shekuj kontribuan për të bërë Kombin Shqiptar duke vendosur mbi çdo interes të tyre interesat kombëtare e duke bërë të mundur përjetësimin e kësaj dite.
Me bashkëpunim e mirëkuptim, deshirë, punë e vullnet dhe mbi të gjitha me besim në Zot, jam i bindur se dite më të mira do të vijne për Shqipërinë dhe shqiptaret brenda kombit tonë të bashkuar.??