“Festa e Flamurit”, mesazhi i veçantë i Princit Leka II: Lum ata që të duan dhe të nderojnë, e mjerë ata të babëzitur që ta zbehin shkëlqimin

Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë kudo që jetoni,

Ju uroj nga zemra gëzuar festën e Flamurit tonë kuq e zi!

Ai flamur i shenjtë është aroma e bjeshkëve, kreshta e maleve, flladi i rivierës, shkëlqimi i diellit mbi fushat e gjera me lule, dallgët e detit Adriatik dhe kthjelltësia e ujrave të detit Jon, vërshimi i Vjosës, freskia e Drinit, thellësia e kanioneve, kalatë mesjetare, legjendat e lashtësisë, larmia e folklorit, betejat në breza për liri, gjuha e vjetër dhe më e ëmbla!

Të puth në zemër flamur i përgjakur, flamur që i strehon të gjithë në gji…
Lum ata që të duan dhe të nderojnë, e mjerë ata të babëzitur që ta zbehin shkëlqimin, mjerë ata, se të pangopur e të palumtur do i kthehen tokës tënde…

Një urim të veçantë kam për shqiptarët në Kosovë, luginë të Preshevës, Medvegjë e Bujanocë, Mal të zi, Maqedoni të veriut, dhe Çamëri. Faleminderit që e mbani gjallë atdhedashurinë duke u bërë frymëzim patriotizmi edhe për ne që atdheun dhe lirinë i marrim të mirëqënë…

Ne foto: teksti është në faqen e fundit të Pasaportës së Mbretërisë Shqiptare, 1928-2002.