Nga Elena KOCAQI
Askush nuk do që të prishi një martesë, pa pasur arsye teper të forta si mungesa e dashurisë, mungesa e pergjegjësive familjare, sjellja jo e mirë, dhuna psiqike dhe fizike etj. Partnerët duhet te kuptojne se martesa mbahet me dashuri, kujdes, respekt, përkushtim, respektim të lirise dhe privatësisë dhe kur këto mungojnë, nuk kemi te bejmë më me një martesë dhe ndarja është normale, pasi martesa ka humbur qellimin e saj si me fe, ligj dhe moral. Nuk mund një femer apo mashkull te mbaj pa deshirë palën tjeter, as ti bej presion, as ta shantazhoj, as ta diskretitoj. Nuk mund me perdor fëmijet si hakmarrje për partnerin tjeter. Femijet duhet të qendrojnë të lumtur dhe jo me tu merret jeta. Ne raste te divorceve shteti duhet te ofroj asistencë psiqike dhe ligjore, pa pagese pasi ngarkesa psiqike është gati e papërballueshme për palët se dashur pa dashur perfshihen familjet dhe shoqeria. Ne duhet me mesu me dasht, duhet me e kultivu dashurinë, duhet me mësu se çdo marrēdhënie intime është me pelqim të dyanshëm dhe integriteti i tjetrit nuk preket, duhet me mësu se ne momentin qe nuk ka dashuri,respekt dhe njëra palë e trajton palën tjeter si objekt, nuk mund te ketë asnje lloj marrëdhenie. Mbi te gjitha si shoqeri duhet mos me i kategorizu, sidomos femrat qe divorcohen. Nuk ka njerez me imoral, me negativ, me te pa edukate, sesa ata qe lidhin moralin e nje femre apo nje mashkulli, me ndarjen nga nje martesë e pa lumtur. Detyra e te gjithëve ne me ju dhenë pak ngrohtesi, kujdes, optimizëm, ndihmë te gjitheve atyre qe kalojnë keto pervoja qe na prekin të gjitheve pa perjashtim. Të mos qeshim me hallet e të tjerëve sepse në jetë të gjithë pësojmë. Mbi te gjitha duhet të rishikojme institutin e martesës, për ta përshtatur me dimensionet kohore ku jetojmë. Jeta është shumë e shkurtër me përjetu drama e tragjedi, ndaj aq ditë sa kemi, duhet me i jetu ne paqe me bë veten e tjeret te lumtur.











