Rrofte 28 Nentori 1912 dhe 1944?
Në emrin tim dhe të Partia-Demokratike Dega-Librazhd, ju uroj nga zemra gëzuar 28 Nëntorin ditën e Pavarsisë dhe çlirimit të Shqipërisë.
Paraardhësit tanë demokratë në shpirtë e qytetarë të nderuar, pasardhësit e Skënderbeut dhe fisnikëve që me guxim, zgjuarsi e trimëri e shpallën Shqipërinë të pavarur dhe po me të njëjtën kurajo qytetare, burrërore dhe bashkëvepruese në 28 Nëntor 1944 e çliruan vendin nga nazifashistët me idealin madhor të sovranitetit ku liria dhe demokracia do triumfonin duke garantuar një qeverisje me themele tek familja, prona dhe kombi .
Demokratë e bashkëqytetarë, detyra jonë madhore sot pas 109 vitesh pavarësi dhe 77 vitesh çlirim është të realizojmë ëndrrën e të parëve tanë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ëndërr që ka mbetur në robërinë e pas datës 29, datë nga e cila burojë gjithë pasojat e shkatërrimit të njeriut, pronës, familjes, objekteve të kultit dhe intelektualizmit në vend. Sot po vuajmë indoktrinimin dhe mentalitetin bolshevik që është ngulitur thellë në mendjen e zaptuesve të institucioneve dhe politikës në tërësi. Miq, ka ardhur momenti të ndërgjegjësohemi dhe të shporrim njëherë e përgjithmonë, kolltukofagët, politikanët, shpifësit dhe çdo kënd që kërkon të mbajë në këmbë këtë ngrehinë të korruptuar që ka 30 vjet duke hedhur baltë për intelektualët e ndershëm që përdorin militantët e çdo lloj bindjeje kur ju duhen dhe vazhdojnë të ndajnë ofiqet sipas rastit.
Ka ardhur momenti të fitojmë pavarsinë nga komunistët që e kanë ruajtur ngjyrën apo e kanë ndryshuar atë dhe të çlirohemi nga hajdutët dhe faqezinjtë që e kanë zhytur vendin në varfëri, kanë vrarë shpresën dhe kanë sakatosur të ardhmen e fëmijëve tanë të ardhmen e Shqipërisë.
Zoti ju bekoftë dashamirës ?
Kryetar Partia Demokratike Dega Librazhd
Bujar Vreto











