Marsela LEKLI, psikologe
Një ngjarje e ndodhur sot në qytetin e Vlorës, nëna 34-vjeçare hidhet bashkë me fëmijën e saj 2-vjeç ka tronditur opinionin publik.
Merret në pyetje bashkëshorti dhe familjarët e 34-vjeçares. Dëshmitë: Viktima, shqetësime kohët e fundit.
Nuk është fundi botës të dashura femra, gra dhe nëna nëse ndaheni nga bashkeshorti. Të jeni krenare për atë qe ju perfaqesoni dhe aq me tepër nese keni titullin “NËNË”.
Kuptoni që kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe se detajet i përkasin vetëm të kaluarës. Rifilloni jetën me moton se “më mirë një fund me dhimbje se sa një dhimbje pa fund”.
Divorci në thelb është emancipim, revolucion i një shpirti të lodhur. Divorci është si mundësi dhe perspektivë e re. Mundësia e një dashurie të vërtetë.
Çlirojeni veten nga gjithë kjo ngarkesë negative dhe filloni të besoni se keni vërtet vlera. Ajo që ka ndodhur thjesht ishte e thënë të ndodhte. Divorci ndodh sepse shpirti ynë kërkon më shumë qetësi dhe shpëtim ndonjëherë. Në këto raste e kaluara duhet të mbetet pas krahëve.











