InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Soros ‘non grata’ nga Berisha/ Zheji: Në kufijtë e satirës, ish-kryeministri ka këshilltarë të këqinj. Lubonja: Fondacioni këtu në Shqipëri u kap!

22 Nëntor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Soros ‘non grata’ nga Berisha/ Zheji: Në kufijtë e satirës, ish-kryeministri ka këshilltarë të këqinj. Lubonja: Fondacioni këtu në Shqipëri u kap!

Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji komentuan në emisionin ‘Pikat mbi i’ në Neës24, deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shpalljen ‘non grata’ të George Soros, me ardhjen në pushtet.

Për Fatos Lubonjën, Sorosi si fondacion në Shqipëri u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante, duke theksuar se ishte kjo një ndër arsyet pse e larguan atë nga ky fondacion.

“Soros ka ardhur këtu për të zhvilluar shoqërinë civile si kundër pushtet. Shkaqet lidhen me sorosianët këtu dhe figura si Edi Rama. Duke qenë se vinim nga figura staliniste, ky me këtë traditë, me influencat te Soros e mori shoqërinë civile dhe filloi me parullat janë parnerët tanë, sot Rama i thotë më tregoni një varr ti vendos lule, dhe këtu faji është i Soros. Nuk forcoi shoqërinë civile. Pra, Sorosi si fondacion këtu u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante. Për fat të keq, Soros në vend të aplikonte këtë filozofi duke investuar në këta intelektual investoi te politikanët. Këta më pas morën pushtetin, abuzuan me pushtetin, dhe në vend të kishim një shoqëri civile, u identifikuan me ata. Unë jam larguar nga Soros në Shqipëri, kur dolën socialistët shoqëria civile është partner me ne, unë isha kundër, s’mund të jetë partner. Dhe kur më kërkuan në një bord tjetër, nuk shkova se e pash që po kapej.”- u shpreh Lubonja.

Sakaq Artur Zheji theksoi se shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës.

“Shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës, nuk do votoja për një opsion të tillë. Them që të kërkosh sot non grata për Soros, është një lloj frike.”- vijoi Zheji.

Zheji: Nëse ndaj ambasadores mund të tolerohet, mendoj se Soros është gjysma e SHBA. Financuesi i demokratëve, qartazi mbështetës i Clinton. Nëse do ishte armik i shqiptarëve e Kosovës, do ndikonte te Clinton për bombardimet. Doktori duket qartazi që nuk ka këshilltarë të mirë, për të kuptuar që Sorosi nuk është i zi. Është një nga personazhet më shumë ngjyrëshe, ka shërbye për demokratizimin e ish Bashkimit Sovjetik. Në renditjen mes të mirave e të këqiave, ka shumë për të diskutuar. Nuk qëndron ajo që thotë Berisha që ka konspiruar për ndarjen e Kosovës. Unë mendoj që është mbështetës i demokratëve amerikanë, mbështetës i dinastisë Clinton. Afrimiteti me Ramën është një gjë reale, është një parim në punën e tyre në rekrutimin e njerëzve nga pikëpamja intelektuale. Bashkë me Ramën kanë qenë shumë të tjerë, por s’do të thotë të jesh Sorosian se ke marrë një projekt prej tij .

Lubonja: Duhet marrë në analizë pjesë pas pjesë, për të hyrë në thelbin e gjësë, edhe unë kam qenë një nga Sorosianët, sic mund të thoshte Zheji. Ka një problem me Soros, përmendi ka qenë mik me Clinton etj. Unë e njoh mirë, teoria e tij është shoqëri e hapur dhe vjen pas komunizmit dhe ka në baze Karl Poper. Thelbi i Poper është që njeriu, e ardhmja thotë ai, përcaktohet nga ne, ne njerëzit nuk përcaktohemi nga asnjë determinizëm historik. Ai thotë, ne mund të bëjmë gabime dhe i korigjojmë. Cfarë ka ndodhur? Shoqëria e hapur është për të bërë këtë korrigjimin e gabimeve, është kundër pushtet. Soros ka ardhur këtu për të zhvilluar shoqërinë civile si kundër pushtet. Shkaqet lidhen me sorosianët këtu dhe figura si Edi Rama. Duke qenë se vinim nga figura staliniste, ky me këtë traditë, me influencat te Soros e mori shoqërinë civile dhe filloi me parullat janë parnerët tanë, sot Rama i thotë më tregoni një varr ti vendos lule, dhe këtu faji është i Soros. Nuk forcoi shoqërinë civile. Pra, Sorosi si fondacion këtu u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante. Për fat të keq, Soros në vend të aplikonte këtë filozofi duke investuar në këta intelektual investoi te politikanët. Këta më pas morën pushtetin, abuzuan me pushtetin, dhe në vend të kishim një shoqëri civile, u identifikuan me ata. Unë jam larguar nga Soros në Shqipëri, kur dolën socialistët shoqëria civile është partner me ne, unë isha kundër, s’mund të jetë partner. Dhe kur më kërkuan në një bord tjetër, nuk shkova se e pash që po kapej.

Zheji: Janë disa personazhe e qëndrime që shoqëritë mbajnë, që janë indikatorë për të treguar nëse është e hapur apo drejt mbylljes. Shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës, nuk do votoja për një opsion të tillë. Them që të kërkosh sot non grata për Soros, është një lloj frike.

Lubonja: Unë pajtohem me tezën e Zhejit, se Berisha nuk ka këshilltarë të mirë. Duhet të ndajmë Sorosin si ideologji dhe konkretisht pragmatizmin politik ca ndodh në Shqipëri. Nëse do kishte një parti me idetë e saj, Edi Rama do ishte armiku numër 1. Soros është liberal, por duan ta shesin si komunist. Berisha e sulmon me demagogji. Soros është liberal. Ai është liberal se promovon të drejtat e individit, por kur vjen për problemin e kapitalizmit, është liberal, është qendër e majtë. Problemi i madh i Berishës me këtë tezën që janë konservator, po marrin një tezë që mendojnë se fitojnë. /Balkanweb/

Të Lidhura

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com